Udhëheqja parlamentare



E hënë, 10 janar 2011

Fjalim i kryetarit Veljanovski me rastin e shënimit të njëzet vjetorit të mbajtjes së seancës së parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

I nderuar kryetar i Republikës së Maqedonisë zotëri Gjorgje Ivanov,
I nderuar kryetar i parë i Republikës së Maqedonisë zotëri Kiro Gligorov,
I nderuar, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Gruevski,
Të nderuar përfaqësues  të bashkësive fetare,
Ekselencë,
Të nderuar miq,
Kolegë deputetë,

Para 20 vitesh në këtë sallë u konstituua përbërja e parë shumëpartiake e Kuvendit të RM-së.
 Kaluan 20 vitet e para nga koha kur Maqedonia u bë shtet i pavarur dhe demokratik.
 Kaluan dekadat e para nga takimet e para të përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime nga ana e popullit në Dhomën e Parë Ligjvënëse Shumëpartiake të atdheut tonë.
 Së këndejmi, sot përkundër të gjitha sprovave, deputetët e Maqedonisë u ngjitën në majat më të larta me ç'rast u rrumbullakua formimi i shtetit tonë.

Pati çaste të vështira.
 Duhej, po në këtë sallë, të jetësohet në vepër ëndrra shekullore e gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë.
 Vështirësitë i tejkaluam, me sukses i sfiduam problemet, ndërsa situatave më komplekse u bëmë ballë në mënyrë stoike.
 U krijua Maqedonia e pavarur, sovrane dhe e mëvetësishme. Ajo ishte mishërimi i nevojave legjitime të popullit maqedonas dhe i të gjithë qytetarëve.
 Maqedonia e pavarur ishte projekt, i cili në vetvete e ngërthente idenë e Ilindenit për demokraci, bashkëjetesë, garë dhe zhvillim.

Idetë progresive demokratike të revolucionarëve, të mishëruara në Manifestin e Republikës së Krushevës gjetën valorizimin e tyre në Maqedoninë bashkëkohore. Zotimet e Republikës së Krushevës për tolerancë dhe mirëkuptim ndërmjet të gjithëve, dhe për çdo gjë, me konstituimin e Kuvendit e konfirmuan largpamësinë dhe arsyen e tyre.
 Përfundimisht, flijimi i ilindenasve dhe Qeveria e Parë Demokratike, e cila lindi nga lufta në Krushevën e lavdishme, u rilind në këtë Kuvend.
 Edhe epopeja e lavdishme nacional-çlirimtare, organi më i lartë i së cilës ishte KAÇKM-ja është instaluar në themelet e Dhomës Ligjvënëse Maqedonase.
 Flijimi i partizanëve dhe lavdia e Ilindenit të Dytë, më vitin 1944, paraqet energji, e cila kontribuoi për sendërtimin e modelit maqedonas të demokracisë parlamentare.
 Vendimet e anëtarëve të Kuvendit antifashist janë bazamenti mbi të cilin filloi të ndërtohet parlamentarizmi ynë.

Të nderuar, miq,

Shteti i Maqedonisë që u krijua në qerthullin e Luftës së Dytë Botërore është rezultat i fitores së Ushtrisë maqedonase mbi okupatorin fashist, për shkak të rrethanave të atëhershme historike, si dhe për shkak të marrëdhënieve ndërmjet fuqive të mëdha, mbeti në kuadër të Federatës Jugosllave. Megjithatë, në periudhën e pasluftës, edhe pse në kuadër të Federatës Jugosllave, në Maqedoni u vendos sistemi dhe institucionet shtetërore dhe shoqërore që janë veçori të çdo shteti.

Kështu, duke filluar nga sistemi arsimor në gjuhën amtare, nga ai fillor e deri tek ai universitar, mandej u reformua kultura maqedonase dhe u themeluan institucionet kulturore, sistemi shëndetësor, institucionet financiare, u formuan dhe zhvilluan shtëpi nacionale mediatike, u zhvillua bujqësia dhe industria e kështu me radhë.

Në atë federatë, u imponua një sistem ideologjik, që mbështetej mbi të vërtetën e një partie, i cili në vend që qytetarin ta perceptonte si personalitet, e perceptonte si pjesëtar të kolektivitetit i cili duhej të krijohej. Sistem ky në të cilin liritë dhe të drejtat e njeriut, edhe atë duke filluar nga veprimtaria politike, e deri tek prona private tërësisht ishin të cenuara dhe shkelura.

Në një sistem të këtillë, në vend të sundimit të së drejtës, sundonte një ideologji totalitare, e cila hoqi dorë nga një segment i ideve liridashëse të partizanëve maqedonas.

Dua t'ua rikujtoj se kryetari i parë i Presidiumit të KAÇKM-së Metodija Andonov-Çento u dënua me burgim shumëvjeçar për të vetmen arsye se angazhohej për një sistem tjetër politik-demokratik dhe për një pavarësi më të madhe të Republikës së Maqedonisë. Për fat të keq, këto vuajtje nuk u kufizuan vetëm mbi këta persona, por pasojat i ndienin edhe familjet dhe më të afërmit të tyre, shumë vite pas kësaj.

Për fat të keq, sistemi dhe rregullimi i këtillë i brendshëm politik pati pasoja edhe në planin e jashtëm. Republika e Maqedonisë, si edhe e tërë Federata Jugosllave, ishin lënë pas Perdes së Hekurt, e cila në mënyrë simbolike e ndau Evropën në shtete të lira dhe demokratike nga njëra anë, dhe shtete njëpartiake, jo të lira dhe jo demokratike. Në këtë mënyrë, Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve me forcë iu ndërpre komunikimi i natyrshëm me Evropën, përkatësisht me vlerat e themeluesve të Evropës së bashkuar, mbi të cilat është ngritur Bashkimi i sotshëm Evropian, në të cilin jam i sigurt se edhe Maqedonia do ta zë vendin e vet. Kjo është sfida jonë e madhe e radhës.
Ky është amaneti për vitet në vijim.
Evropa dhe Nato janë objektivi ynë, që janë të një rëndësie të barabartë, si dhe krijimi i premisave që Maqedonia të zhvillohet lirisht.
 Jeta më e mirë për qytetarët tanë dhe përforcimi i mëtejmë i demokracisë është rezultat të cilin do ta arrijmë duke u bërë pjesë e këtyre strukturave. Në këtë drejtim dua t'ju rikujtoj se para 11 shekujsh, në kohën e vëllezërve të shenjtë Cirilit dhe Metodit dhe nxënësve të tyre Shën Klementit dhe Shën Naumit, Maqedonia nuk ishte një provincë e zakonshme. Përkundrazi, prej këtu, këta persona të shenjtë e morën rrugën drejt Evropës, për ta shpërndarë misionin e tyre iluminist dhe shpirtëror. Andaj, me të drejtë themi se Maqedonia, e cila kaq shumë i dha Evropës, me të dretë dhe meritë do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Të nderuar kolegë,

Nga historia nuk jetohet, nga ajo mësohet.
Pikërisht deputetët e Kuvendit të parë shumëpartiakë që u konstituua në ditën e sotme, para plot 20 vitesh, me vendimet e tyre e rrumbullakuan idenë për një shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm.
 Përbërja e parë kishte 9 parti politike dhe 3 deputetë të pavarur.
Bëhet fjalë për një kohë të vrullshme dhe për luftën në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Në rrethana të tilla rajonale, më 25 janar të vitit 1991 Kuvendi e miratoi Deklaratën për Pavarësi. Në të, në mënyrë të qartë u përkufizuan dhe paralajmëruan ndryshimet brenda shoqërisë - sistemin politik dhe ekonomik, ndërkaq kishte paralajmërime se çështja e pavarësisë do të përkufizohet me Kushtetutën e re. Më 6 gusht të po këtij viti, Kuvendi e miratoi Vendimin për referendum për pavarësi,i cili u zbatua më 8 shtator, dhe në të cilin qytetarët me shumicë të madhe u përcaktuan për Maqedoni të pavarur dhe të mëvetësishme. Në bazë të vendimit të referendumit, më 17 nëntor Kuvendi e miratoi aktin më të rëndësishëm juridik-shtetëror, - Kushtetutën e RM-së. Me të, atdheu ynë përkufizohet shtet i pavarur, në të cilin sovraniteti buron dhe u takon qytetarëve. Shteti, gjithashtu përkufizohet si demokratik dhe social. Ai mbështetet mbi parimet e demokracisë parlamentare, pavarësinë e tre pushteteve, sundimin e së drejtës, ekonominë e tregut, si dhe pacenueshmërinë e pronës private. Në Kushtetutë, në mënyrë të qartë janë përkufizuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut për çka dëshmon edhe fakti se 2/3 e tekstit të tij u kushtohen pikërisht atyre.
 Më 19 dhjetor të vitit 1991 Dhoma ligjvënëse e Maqedonisë miratoi deklaratë me të cilën Republika e Maqedonisë kërkoi njohje ndërkombëtare në bazë të deklaratës për disolucion nga ish-Jugosllavia. Në fillimin e vitit 1992 u miratua Ligji për armatën, mandej Ligji për valutën nacionale - denarin e kështu me radhë. Përfundimisht, shteti u konstituua me të gjitha atributet dhe veçoritë e veta. Atdheu e filloi rrugëtimin e gjatë drejt përjetësisë. Rrjedhimisht edhe qytetarët filluan t'i gëzohen lirisë.
 Maqedonia u bë shtet i pavarur.

Zonja dhe zotërinj,

Këtë që e thash më sipër, pa modesti të rrejshme fuqimisht dëshmon se deputetët e përbërjes së parë parlamentare, me guximin e tyre, vendosmërinë personale, si dhe me ndjenjën e lartë për rëndësinë e çastit historik, e rrumbullakuan idenë dhe synimet shekullore për një Maqedoni të pavarur, sovrane dhe demokratike. Së këndejmi, sinqerisht në emrin tim dhe në emrin e deputetëve aktualë të përbërjes së gjashtë parlamentare, ndiej nevojë t'u shpreh falënderim të madh dhe mirënjohje deputetëve të përbërjes së parë parlamentare për rolin e tyre të rëndësishëm.

Jam thellë i bindur se vepra e tyre, bashkë me atë të Ilindenasve, me anëtarët e Kuvendit të parë të KAÇKM-së, si dhe me veprat e luftëtarëve të tjerë, të cilët u gjendën para altarit të lirisë, përgjithmonë do të mbeten të skalitur në memorien historike të gjeneratave të ardhshme. Kjo njëkohësisht paraqet edhe obligim për të gjithë ne që kemi funksione përgjegjëse që ta ruajmë atë që është krijuar, por edhe ta japin kontributin e tyre për ta mbindërtuar, duke e pasur vazhdimisht parasysh idenë e përjetshme - Maqedoninë e pavarur dhe të zhvilluar.

Të nderuar kolegë,

Në këto 20 vitet e para të pavarësisë dhe mëvetësisë, demokracia parlamentare shënon tendencë progresive. Faktet se në këto dy dekada, në gjashtë përbërjet parlamentare janë miratuar mbi 3000 ligje, që dëshmon se sistemi juridik në RM tërësisht është rrumbullakuar. Poashtu janë ratifikuar edhe qindra marrëveshje bilaterale ndërkombëtare dhe dokumente të tjera me karakter ndërkombëtar. Mandej, me Marveshjen kornizë të Ohrit, në bazë zë së cilës u bënë edhe ndryshimet Kushtetuese, u avancua pozita e bashkësive etnike.

Republika e Maqedonisë është shtet unitar i popullit maqedonas, dhe njëkohësisht atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Si shoqëri multikulturore dhe multikonfesionale krijuam kushte në të cilat çdo qytetar, pa dallim nëse bëhet fjalë për maqedonas, shqiptar, rom, turk, serb, vlleh, boshnjak, ose i takon ndonjë bashkësie tjetër etnike, Maqedoninë duhet ta ndiej si atdheun e tij, në të cilin nga njëra anë do t'i gëzojë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut dhe njëkohësisht do të mund ta ruajë, kultivojë dhe manifestojë identitetin e tij etnik, kulturor dhe gjuhësor. Për këtë na obligon Kushtetuta, e po aq na obligojnë edhe standardet evropiane dhe dokumentet e tjera, por më shumë nga çdo gjë në këtë drejtim na shpie natyra jonë humane, e cila flet për tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Poashtu, edhe standardet evropiane, Kushtetuta dhe ligjet në mënyrë plotësuese na obligojnë si persona ose si pjesëtarë të bashkësive etnike të sillemi si qytetarë lojal.

Në këto 20 vjet pavarësi, si një konstantë mbetet edhe përcaktimi për anëtarësimin e Maqedonisë me të drejta të plota në BE dhe NATO. Përcaktim ky për realizimin e të cilit kemi konsensus të plotë politik, të plotësuar me një mbështetje jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve. Për fat të keq, në këto 20 vitet e kaluara, si pengesë e vetme në drejtim të përcaktimit tonë për aderim në BE dhe NATO është kontesti absurd të cilin na e imponoi fqinji ynë jugor, e që ka të bëjë me emrin tonë kushtetues.

Në këtë kontekst më lejoni t'ju përkujtoj se si deputetët nga përbërja e parë, në mënyrë energjike dhe parimore, në seancën e mbajtur në korrik të vitit 1992 miratuan deklaratë me të cilën hidhen poshtë konkluzionet e Samitit të Lisbonës të shteteve anëtare të BE-së, me të cilat kërkohej në emrin e shtetit tonë të shlyhet fjala Maqedoni. Qytetarët e RM-së kanë përjetuar turbulenca të ndryshme, okupime dhe përpjekje më të vrazhda për mohimin e identitetit nacional dhe kulturor. Pikërisht kjo përvojë nga e kaluara më jep të drejtën të besoj edhe kësaj radhe në procesin e negociatave të cilat tani mbahen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe do të vijmë deri te një zgjidhje të pranueshme dhe të përhershme, e cila nuk do ta cenojë identitetin nacional, kulturor dhe gjuhësor të popullit maqedonas.
 Njëkohësisht, jemi koshient se aderimi në BE imponon punë të palodhshme dhe reforma të mirëfillta në të gjitha fushat e shoqërisë dhe shtetit.

Dua t'ju përkujtoj se RM si shtet i parë i këtij rajoni e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Dua t'ju përkujtoj edhe me faktin që pas Pyetësorit të plotësuar në mënyrë cilësore, Maqedonia e fitoi statusin e shtetit kandidat për aderim në BE. Besoj se nuk duhet t'ju përkujtoj se plot dy vjet me radhë nga Komisioni Evropian marrim rekomandim për fillimin e negociatave për përcaktimin e datës lidhur me aderimin tonë. E gjithë kjo dëshmon se punojmë denjësisht në përmbushjen e obligimeve, ndërkaq bartës i këtyre reformave është pikërisht Kuvendi. Kur jemi këtu, dua të theksoj dy çështje. E para: të gjitha reformat dhe implementimin e standardeve evropiane e bëjmë meqë të njëjtit sigurojnë një jetë më cilësore për qytetarët e jo nga shkaku se këtë e kërkon nga ne Brukseli, dhe e dyta: a kemi mundur këtë ta bëjmë me një dinamikë më të shpejtë. Përgjigjja gjithsesi është pohuese. Me fjalë të tjera, e di se çdo herë mund të bëhet diç më shumë dhe më mirë.

Zonja dhe zotërinj,

Në këto 20 vitet e demokracisë parlamentare, në rrjedhë e sipër është periudha e përbërjes së gjashtë parlamentare. Në këto 20 vite parlamentarizmi, çdo përbërje parlamentare ka dhënë kontribut të rëndësishëm. Sot, shikuar nga aspekti normativ kemi një sistem juridik të rrumbullakuar, mbi të cilin mbështetet shteti juridik. Në periudhën e kaluar zhvilluam në aktivitet intensiv ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Kuvendi ka vendosur marrëdhënie bilaterale me parlamentet e Evropës, por edhe më gjerë. Së këndejmi, në mënyrë të veçantë dua ta theksoj bashkëpunimin me vendet e rajonit, me çka japim kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e kësaj pjese të botës dhe ardhmërinë euro-atlantike. Sot, në Kuvend, procesi gjithëpërfshirës ligjvënës zhvillohet përmes formës elektronike, përkatësisht e instaluam sistemin e ashtuquajtur e-parlament me çka radhitemi në pjesën e sipërme të shteteve evropiane që punojnë në këtë mënyrë. Me instalimin e këtij koncepti të punës, është bërë një hap cilësor në drejtim të transparencës akoma më të madhe. Kjo përbërje parlamentare e miratoi Rregulloren e re dhe Ligjin për Kuvendin. Para pak kohe, miratuam ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores, të cilat shkojnë në drejtim të përforcimit të rolit të opozitës. Koordinimet e rregullta me koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilat marrin pjesë erdhe nënkryetarët she një përfaqësues i Qeverisë, në nivel të nënkryetarit, janë vetëm një segment mekanizmash në drejtim të praktikumit dhe zhvillimit të demokracisë dhe dialogut politik. Nga prizma e përvojës së deritanishëm, me kënaqësi mund të konstatoj se ajo që më inkurajon është fakti se të gjithë bëhemi më të ndërgjegjshëm në drejtim të asaj se dialogu është i nevojshëm, si për pushtetin, ashtu edhe për opozitën.

Të nderuar,

Përmes kësaj pasqyre të shkurtër të 20 viteve të kaluara desha t'ju përkujtoj në zhvillimin evolutiv të demokracisë parlamentare si dhe në instalimin e të gjitha standardeve të nevojshme me të cilat karakterizohet një Dhomë bashkëkohore Ligjvënëse, ashtu siç është edhe Parlamenti i Maqedonisë.
 Deputetët e përbërjes së parë parlamentare u përqendruan në vendosjen e themeleve të Pavarësisë së Maqedonisë dhe njohjen ndërkombëtare. ata këtë e bënë në mënyrë mjaft të suksesshme. Qëllimi ynë është ta vazhdojmë ndërtimin e Dhomës Ligjvënëse si tempull i mirëfilltë i demokracisë, i cili do t'u përgjigjet të gjitha detyrave dhe sfidave të cilat i ceka më sipër.
 Në këtë vit, poashtu na presin sfida serioze.
Sinqerisht besoj  se të gjithë ne të cilët qëndrojmë në Kuvend kemi forcë dhe vullnet së bashku t'i mposhtim këto sfida që Republika e Maqedonisë të ketë të tanishme më të mirë dhe të ardhme më me perspektiv.

Më lejoni, në fund edhe një herë në emër të të gjithë neve dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë t’ju faleminderoj kolegëve deputetë nga përbërja e parë parlamentare, të cilët së bashku me institucionet e tjera shtetërore i realizuan ëndrrat, synimet dhe përcaktimet e shumë gjeneratave dhe e vendosën Republikën e Maqedonisë si shtet i pavarur dhe sovran.

Maqedonia sot është realitet!
Maqedonia sot hapëron me kokën lartë!
Atdheu ynë u bë i pavarur që ta pres përjetësinë!

Rroftë  Republika e Maqedonisë!

Ju faleminderit.

Click