Njoftimet



E hënë, 24 dhjetor 2012, ora 11:00, Salla1

SEANCA E DYZETENËNTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim për zgjedhje të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;

2. Propozim-vendim për zgjedhje të Avokatit të Popullit;

3. Propozim për emërim të anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë;

4. Propozim për shpallje të emërimit të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë;

5. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

6. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

7. Propozim-vendim për ndryshim të Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;

8. Propozim-vendim për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Goce Dellçev";

9. Propozim-vendim për pushim të mandatit të anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së të Miturve;

10. Propozim-vendim për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së të Miturve;

11. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të Tetë Plotësues të Kushtetutës së Lidhjes Postare Botërore;

12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatim të mbështetjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme - leximi II;

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim - leximi II;

15. Propozim-ligj për sigurim privat - leximi II;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal - leximi II;

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë - leximi II;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore - leximi II;

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura - leximi II;

20. Propozim-ligj i plotësuar për plotësimin e Ligjit për qarkullim pagesor - leximi II;

21. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi II;

22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit doganor, me procedurë të shkurtuar;

23. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese, me procedurë të shkurtuar;

24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - leximi I;

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë - leximi I;

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj - leximi I;

27. Propozim-ligj për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtete tjera për kryerje të punëve ndërtimore përmes marrëveshjeve të projekteve dhe për kryerje të punëve tjera sezonale - leximi II;

28. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidenca nga sfera e punës - leximi II.    

Click