Aktivitetet



E mërkurë, 12 dhjetor 2012

ATË QË E DHURON KIRO URDIN ËSHTË PROJEKT MULTIMEDIAL ME MESAZH TË FUQISHËM TË RUHET NËNA NATYRË

Kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin Republikës Popullore të Kinës, znj.Sillvana Boneva dhe anëtarët, ishin të pranishëm në ceremoninë të cilën Ambasada kineze në Republikën e Maqedonisë e organizoi me rastin e ndarjes së çmimit të skenaristit dhe regjiserit Kiro Urdin, në Festivalin ndërkombëtar filmik për botën dhe natyrën shtazore, të mbajtur në gusht 2012 në Jaan, Republika Popullore e Kinës. 

Znj.Boneva, në emër të Grupit parlamentar për bashkëpunim, mbajti fjalim para të pranishmëve. Ajo theksoi se ngjarja është shumë e rëndësishme sepse bën lidhjen e dy vendeve, një Maqedoni të vogël dhe një Kinë të madhe, dy vende të cilat janë shumë larg, por prapëseprapë shumë afër. Ajo përkujtoi fjalët e z.Urdin, i cili thotë se është pikë që lëviz gjithandej dhe e cila e lidh botën. 

Këtu, në një pikë, theksoi Boneva, sot është bashkuar bota, ndërsa ajo është produkt i endjes së autorit nëpër Afrikë, përvojave të tij paraprake, të Planetariumit i cili është krijuar pas dy viteve të udhëtimit nëpër botë. 

Atë që na i dhuron Kiro Urdin, sipas Bonevës, është projekt multimedial i cili dërgon mesazh të fuqishëm në gjithë botën se duhet ta ruajmë nënën natyrë. Ajo që dominon në krijimtarinë dhe filozofinë e Kiro Urdin është dashuria ndaj nënës natyrë dhe vula të cilën ua lë gjeneratave që vijnë. 

Mesazhet të cilat burojnë nga veprat e tij kanë për qëllim që ta ruajmë pastërtinë e planetit Tokë, meqë në atë mënyrë do ta ruajmë edhe vetveten, do ta ruajmë botën bimore dhe shtazore rreth nesh dhe do të kemi se çfarë t'ju lëmë gjeneratave që vijnë pas nesh, konkludoi Boneva.  

Click