Aktivitetet



E martë, 11 dhjetor 2012 
 
DEPUTETJA LILJANA POPOVSKA NË KONFERENCËN RAJONALE NË VJENË

Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe anëtare e Kryesisë së Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Liljana Popovska, merr pjesë në seminarin rajonal dyditor për përforcimin e rajonit të OSBE-së, që mbahet në Vjenë, Austri.

Në sesionin e punës, gjatë fjalimit të saj znj.Popovska potencoi përvojat dhe praktikat e mira nga Republika e Maqedonisë si lider në rajonin për vendosjen dhe udhëheqjen e strukturave parlamentare për gratë. Ajo në fjalimin e saj theksoi edhe modelin e suksesshëm të strukturave parlamentare të cilat momentalisht funksionojnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në të cilat punojnë dhe veprojnë gra-deputetë nga të gjitha partitë, me theks të veçantë në aspektet e organizimit të tyre, funksionimin e brendshëm, bashkëpunimin me bashkësitë ndërkombëtare, si dhe dialogun me strukturat në nivel lokal.

Për modelet e ndryshme të organizimit të grave-deputetë në parlamentet e tyre do të diskutojnë edhe përfaqësueset nga Suedia, Finlanda, Estonia dhe Holanda. 

Këto diskutime pjesëmarrësve të interesuar për vendosjen e strukturave të tilla do t'u mundësojnë që t'i artikulojnë nevojat, prioritetet dhe kërkesat e tyre dhe ta kuptojnë rolin e OSBE-së dhe aktorëve tjerë ndërkombëtarë në përkrahjen e grave-deputetë në nivel nacional.

Gjatë qëndrimit, deputetet do të realizojnë takime me kryetaren e Parlamentit të Austrisë, znj.Barbara Pramer, Ministrja për Çështjet lidhur me gratë, znj.Hajnish Hosek dhe me Komisionin për Barazi Gjinore në Parlamentin e Austrisë.

 

Click