Aktivitetet



E shtunë, 24 nëntor 2012

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR PROJEKTIN "GRATË NË ZHVILLIMIN RURAL, SEE WORD"

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komisionin për Barazi Gjinore të Parlamentit të Republikës së Kroacisë dhe GTF - Qendra rajonale për barazi gjinore, dje mbajti Konferencë ndërkombëtare për projektin "Gratë në zhvillimin rural, SEE Word". 

Konferencën e hapi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Liljana Popovska, ndërsa fjalim përshëndetës mbajti nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë znj.Svetllana Jakimovska.

Bashkëkryesues në Konferencë ishte znj.Nansi Tireli, kryetare e Komisionit për Barazi Gjinore të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Projektin "Gratë në zhvillimin rural, SEE Word" e prezantoi znj.Meri En Rukavina Cipetiq, drejtoreshë ekzekutive e GTF, me ç'rast vijuan fjalime të përfaqësuesve nga shtatë vende të rajonit. 

Krahas deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Konferencën ishin të pranishëm deputetë nga vendet e rajonit, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përfaqësues të komisioneve lokalë për mundësi të barabartë, të rrjeteve për zhvillim rural dhe rrjeteve të grave fermerë nga vendi dhe rajoni, si dhe organizatave tjera që punojnë në këtë sferë. 

Nga Konferenca dolën këto konkluzione:

1) U arritën shumë rezultate të rëndësishme të projektit SEE Word në shtatë vendet pjesëmarrëse nga EJL (Maqedonia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Bulgaria, Mali i Zi dhe Serbia), nëpërmjet partneritetit të sektorit qeveritar, parlamenteve dhe sektorit joqeveritar, veçanërisht në kuptim të: 

  • të kuptuarit më shumë për pozitën e grave në mjediset rurale; 
  • të kuptuarit më shumë për Lider-qasjen në BE ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve; 
  • lidhjes së mijëra grave në zhvillimin rural përmes shtatë iniciativave nacionale të SEE Word; 
  • dukshmërisë më të madhe të grave rurale në publikun; 
  • këmbimit të praktikave të mira;

2) U themelua rrjet i grave në zhvillimin rural të EJL me synim që të kalojë në panevropian;

3) Komisioni për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe deputetët e pranishëm nga parlamentet nga rajoni, japin përkrahje të plotë për gratë në zhvillimin rural dhe janë të përgatitur që të marrin pjesë në të gjithë aktivitetet e ardhshme në këtë plan;

4) Të pranishmit i nxisin institucionet në vendet e tyre, si dhe sektorin -OJQ, të punojnë në mënyrë ende më intensive për përmirësimin e pozitës së grave në mjediset rurale, si dhe për zhvillimin rural në përgjithësi;

5) Të pranishmit u pajtuan të punojnë në atë që viti 2013 të shpallet si viti i grave rurale. 

Click