Aktivitetet



E premte, 21 dhjetor 2012

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË, Z. AHMET DAVUTOGLLU

Në takimin të dy palët theksuan marrëdhëniet shumë të zhvilluara miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, duke riafirmuar interesin e ndërsjellë që ky bashkëpunim të zhvillohet edhe më tutje. 

Kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski, në veçanti theksoi përkrahjen principiele dhe konstruktive të cilën Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe qëndrimin e Republikës së Turqisë për aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, i cili në veçanti shihet në përdorimin e emrit tonë, si dhe në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale.  

Duke përkujtuar Strategjinë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale e nënshkruar në vitin 2008, kryetari Veljanoski theksoi se kjo miqësi tradicionale ndërmjet të dy shteteve dhe popujve është e dukshme dhe zhvillohet në të gjitha fushat.  Bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy shteteve është edhe një fushë tjetër e bashkëpunimit.

Duke folur për bashkëpunimin parlamentar, kryetari Veljanoski nënvizoi se ky bashkëpunim është intensiv në të gjitha nivelet, nga takimet e grupeve për miqësi ndërmjet të dy parlamenteve, takimet e komisioneve parlamentare, e deri në nivel të kryetarëve të parlamenteve, që gjithsesi jep kontribut të madh në marrëdhëniet ndërmjet të dy palëve. 

Kryetari Veljanoski theksoi rolin e komunitetit etnik turk, i cili gjithmonë ka treguar besnikëri maksimale ndaj shtetit dhe i cili ka dhënë kontribut në zhvillimin shoqëror të Republikës së Maqedonisë.

"Megjithëse edhe kësaj radhe nuk e morëm datën e merituar për fillimin e negociatave, Republika e Maqedonisë edhe më tutje në mënyrë intensive do të vazhdojë me reformat në të gjitha sferat", theksoi kryetari Veljanoski. 

Ai gjithashtu potencoi se përcaktimi strategjik i Maqedonisë është anëtarësimi në BE, ndërsa në ato korniza edhe integrimi i plotë i rajonit, gjë që është në interes të të gjithë shteteve, si dhe në interes të Evropës në tërësi. 

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë, intensivisht do të punojë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë, meqë vetëm në atë mënyrë mund të sigurojmë stabilitet dhe t'i realizojmë perspektivat euroatlantike të cilat janë përcaktim i përbashkët. 

Kryetari i Kuvendit, z.Trajko Veljanoski, përkujtoi se në kuadër të kryesimit maqedonas me PBEJL, parashihet që në maj vitin e ardhshëm, në Ohër, të mbahet Konferencë në nivel të kryetarëve të parlamenteve pjesëmarrëse në PBEJL dhe pritet që në Konferencën të jetë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të madh Popullor të Republikës së Turqisë, z.Xhemil Çiçek.

Ministri Davutogllu, duke u falënderuar për takimin e sotëm, theksoi se Republika e Maqedonisë për Republikën e Turqisë ka qenë dhe mbetet të jetë mik i madh dhe partner dhe subjekt shumë i rëndësishme, si në nivel rajonal, ashtu edhe më gjerë. 

"Prandaj jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale në të gjitha nivelet do të vazhdojmë t'i zhvillojmë në interes të të dy shteteve dhe popujve, si dhe në interes të të gjithë rajonit dhe stabilitetit të tij. 

Gjithashtu, dëshiroj të nënvizoj se pikërisht bashkëpunimi parlamentar, të cilin un e shoh si bashkëpunim ndërmjet popujve, deri tani, por edhe në të ardhmen do të jep kontribut të madh për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet shteteve tanë. 

Prandaj, sinqerisht dhe me kënaqësi të madhe, presim që në një të ardhme të afërt ta vizitoni Republikën e Turqisë", theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, z.Ahmet Davutogllu.

Click