Aktivitetet



E enjte, 14 dhjetor 2012

MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë, në mbledhjen e 40-të dhe në vazhdimin e saj të parë, të mbajtur më 11 dhe 12 dhjetor 2012, në lexim të dytë shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykata dhe prokurorë publikë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, znj.Svetllana Jakimovska, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Komisioni nuk miratoi 6 amendamente.

Në debatin për amendamentet e propozuara morën pjesë deputetët: znj.Vesna Bendevska, z.Ilija Kitanovski, z.Dragisha Miletiq, znj.Ana Pavllovska-Daneva, z.  Goran Sugarevski, z.Erdogan Saraç dhe z.Izet Zeqiri, si dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, znj.Biljana Brishkoska-Boshkovski. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë për gjykata dhe prokurorë publikë, Komisioni nuk miratoi gjithsej 2 amendamente nga propozues të autorizuar.

Ne debatin për amendamentet e propozuara morën pjese deputetët: znj.Vesna Bendevska dhe znj.Ana Pavllovska-Daneva, si dhe zëvendësministrja e Drejtësisë. 

Në fund të debatit, Komisioni Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 


 

Click