Aktivitetet



E premte, 14 dhjetor 2012

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si trup punues amë, në Mbledhjen e dyzetedytë, të mbajtur më 12 dhjetor 2012, shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, me procedurë të shkurtuar.

Për Propozim-ligjin u parashtruan gjithsej 18 amendamente nga propozues të autorizuar, prej të cilave Komisioni miratoi 12 amendamente, ndërsa 6 amendamente nuk u miratuan.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji parashtroi dhe miratoi 2 amendamente.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, me procedurë të shkurtuar, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

 

Click