Aktivitetet



E martë, 11 dhjetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 20-të, si trup punues amë, në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqëri tregtare

Zëvendëskryetarja e Komisionit, znj.Vlladanka Aviroviç, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni shqyrtoi gjithsej 10 amendamente, prej të cilave 7 u miratuan, ndërsa 3 amendamente nuk u miratuan.

Në debatin morën pjesë deputetët: znj.Nada Stançevska, z.Dragan Cuklev, znj.Svetllana Karapetrova, znj.Vlladanka Aviroviq, z.Stojko Paunovski, z.Mile Andonov dhe z.Samka Ibraimovski, si dhe zëvendësministrja e Ekonomisë, znj.Katerina Velovska.

Në fund të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike këtë Propozim-ligj e përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 

Click