Aktivitetet



E premte, 14 dhjetor 2012

MBLEDHJA E NJËZETENËNTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e njëzetenëntë, të mbajtur më 12 dhjetor 2012, si trup punues amë, shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar; 
3. Propozim-ligjin për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtete tjera për kryerjen e punëve ndërtimore nëpërmjet kontratave projektuese për kryerjen e punëve tjera sezonale, leximi i dytë; 
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat nga sfera e punës, leximi i dytë; 
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për agjencitë për punësime të përkohshme, leximi i parë; 
6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, leximi i parë; 
7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, leximi i parë; 
8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, leximi i parë; 
9. Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shtetërore dhe shoqërore, leximi i parë, i parashtruar nga deputetët:

Radmilla Shekerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska Daneva, Oliver Spasovski, Goran Minçev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimovski, Dragisha Miletiq, Marjanço Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Biljana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupço Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pançe Orcev, Goran Sugarevski, Cvetanka Ivanova, Save Maraçkov, Svetllana Mazgalloska Vuçetiq, Borçe Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Veljanoski, Erdogan Saraç, Divna Jovkovska Eftimoska, Mende Dinevski, Stojko Paunovski, Tito Petkovski, Ivon Veliçkovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollçe Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canovski, Lençe Nikollovska, Mevmet Xhejmalloski dhe Safet Bishevac.
- Kryetari i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, z.Mile Paçemski, konstatoi se deri në fillim të mbledhjes, për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor janë parashtruar dy amendamente nga deputetët dhe grupi parlamentar i LSDM-së, të cilat Komisioni nuk i miratoi.

Në debatin për amendamentet morën pjesë deputetët:  znj.Cvetanka Ivanova, znj.Biljana Kazanxhiska, znj.Vesna Bendevska, znj.Suzana Anova, znj.Sonja Mirakovska, znj.Samka Ibraimovski, znj.Stanka Anastasova, z.  Mitre Veljanoski, z.  Irfan Deari, z.  Aleksandar Nikollovski, znj.Beti Kuzmanovska dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.  Spiro Ristovski.
Pas përfundimit të debatit për amendamentin, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale u parashtruan gjithsej 4 amendamente, prej të cilëve Komisioni nuk miratoi asnjë amendament.

Ne debatin për amendamentet morën pjesë deputetët:  znj.Vesna Bendevska, znj.Cvetanka Ivanova, znj.Suzana Anova, znj.Vesna Pemova, z.  Samka Ibraimovski, znj.Biljana Kazanxhiska, znj.Stanka Anasatasova, znj.Svetllana Mazgallovska-Vuçetiq, znj.Sillvana Boneva dhe znj.Beti Kuzmanovska, si dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.  Spiro Ristovski.
Pas debatit të gjerë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Kryesuesi Paçemski, për Propozim-ligjin për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtetet tjera për kryerjen e punëve ndërtimore nëpërmjet kontratave projektuese dhe për kryerjen e punëve tjera sezonale, konstatoi se në afatin e parapë ligjor nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Për ligjin e propozuar nuk u zhvillua debat, ndërsa Komisioni e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat nga sfera e punës, z.  Paçemski konstatoi se në afatin e paraparë ligjor, janë parashtruar gjithsej gjashtë amendamente, prej të cilave Komisioni nuk miratoi asnjë amendament.

Në debatin për amendamentet morën pjesë:  deputetja Cvetanka Ivanova dhe ministri Ristovski.

Pas përfundimit të debatit për amendamentet, Komisioni e përcolli propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së.

- Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për agjencisë për punësime të përkohshme, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, e arsyetoi ministri Ristovski, në pajtim me arsyetimet e Propozim-ligjeve. 

Në debatin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët:  znj.Cvetanka Ivanova, z.  Samka Ibraimovski dhe znj.Vesna Bendevska.

Në bazë të debatit dhe në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale konstatoi se këto Propozim-ligje janë të pranueshme dhe mund të jepen në lexim të mëtutjeshme. 

- Deputeti Marjanço Nikollov e arsyetoi nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për sigurim material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore.

Në debatin morën pjesë deputetët:  znj.Biljana Kazanxhiska dhe z.  Oliver Spasovski.

Ne bazë të debatit dhe në bazë të nenit 142 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me 3 vota "për" dhe 8 vota "kundër" konstatoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshme dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click