Aktivitetet



E martë, 20 nëntor 2012, Montre, Zvicër

PJESËMARRJA E DEPUTETIT XHEVAT ADEMI NË ASAMBLENË E 25-të RAJONALE - EVROPA NË APF

Deputeti Xhevat Ademi, nënkryetar i parë i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frakofonisë (APF), merr pjesë në Asamblenë e 25-të  Rajonale - Evropa në APF, që mbahet nga 19 deri 22 nëntor 2012 në Montre, Konfederata Zvicerane. Në këtë mbledhje marrin pjesë përfaqësues nga 18 seksione anëtare të Rajonit Evropa në APF.

Para deputetëve mori fjalë: z.Zhan-Poll Val, shef i Misionit Evropa në APF, z.Lloran Verli, kryetar i Seksionit të Kantonit në APF dhe kryetar komune në Montre dhe z.Zhak Llezhan, sekretar i përgjithshëm i parlamentit të APF.

Z.Xhevat Ademi mbajti fjalim në kuadër të diskutimit me temë: "Menaxhimi ekonomik me qëllim që të kthehet besimi afarist dhe të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm", me ç'rast i prezantoi masat e marrë kundër krizës në Republikën e Maqedonisë të cilët kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithë qytetarëve, të stimulohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe të ngrihet konkurrenca e ekonomisë maqedonase. 

Duke përkujtuar se në Raportin e sotëm të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, Komisioni për së katërti herë me radhë e përsëriti rekomandimin për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, z.  Ademi bëri thirrje për përkrahje për vërtetimin e rekomandimit të Komisionit në samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Pritet që në fund të mbledhjes deputetët të miratojnë rezolutë me rekomandim për menaxhim ekonomik me qëllim që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm.

Asambleja parlamentare e Frankofonisë është asamble konsultative e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, në të cilën marrin pjesë 78 seksione të parlamenteve dhe asambleve parlamentare, të grupuara në katër rajone: Afrikë, Azi - Oqeani paqësor, Amerika dhe Evropa.  

Kuvendi promovoi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin juridik, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, arsimin dhe komunikimet në hapësirat frankofone, ndërsa inicion dhe ndërmerr aktivitete lidhur me lirinë dhe të drejtat politike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare.  

Click