Aktivitetet



E premte, 14 dhjetor 2012, Zagreb

PJESËMARRJA E Z.VLLADIMIR GJORGJEV DHE Z.HAJRULLA MISINI NË KONFERENCËN PARLAMENTARE RAJONALE TË KOMISIONEVE PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga deputetët: z.Vlladimir Gjorgjev dhe z.Hajrulla Misini, nga 12 deri 14 dhjetor 2012, merr pjesë në Konferencën parlamentare rajonale të komisioneve për mbrojtje dhe siguri, e cila mbahet në Qendrën për bashkëpunim të sigurt RAKVIAK, në afërsi të Zagrebit, Republika e Kroacisë. 

Në Konferencën, në të cilën marrin pjesë parlamentarë-anëtarë të komisioneve për mbrojtje të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë, u diskutua për zhvillimin e kontrollit parlamentar në sektorin e sigurisë të shteteve, me ç'rast fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendit të Kroacisë, z.Josip Leko.

Në debatin u këmbyen mendime dhe qëndrime lidhur me gjendjet në sektorin e sigurisë, ku lidhur me këtë u prononcuan edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Deputeti Gjorgjev informoi për gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, e në ato korniza në veçanti theksoi luftën kundër korrupsionit, si pjesë e aktiviteteve reformuese, të cilat i ndërmori Qeveria në atë drejtim.

Deputeti Hajrulla Misini, foli për mundësitë e përforcimit të mekanizmave për kontroll parlamentar të sektorit për siguri dhe mbrojtje.


 

Click