KRYETARI VELJANOSKI E HAPI FESTIVALIN E 51 BALLKANIK TE KEN...



E premte, 6 korrik 2012

KRYETARI VELJANOSKI E HAPI FESTIVALIN E 51 BALLKANIK TË KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE

Kam nderin të jem sot këtu në Festivalin ballkanik të këngëve dhe valleve popullore, të cilin disa vite me radhë bashkërisht e shënojmë fillimin e këtij festivali, e veçanërisht duke pasur parasysh traditën, vazhdimësinë dhe rëndësinë të cilin e ka ky manifestim. Më gëzon fakti që pikërisht ky Festival ballkanik i këngëve dhe valleve popullore është manifestim që njihet jo vetëm në Ohër, dhe jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë shtetit tonë, manifestim i cili meriton vëmendje dhe respekt të veçantë.

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 20 VJETORIT NGA ...



E premte, 27 prill 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 20 VJETORIT NGA PAVARËSIA MONETARE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kam nderin dhe kënaqësinë të marr fjalë me rastin e shënimit të 20 vjetorit nga pavarësia monetare e Maqedonisë. Vitin e kaluar shënuam datat kryesore lidhur me sovranitetin e Maqedonisë së pavarur dhe demokratike, ndërsa këtë vit erdhën në radhë edhe përvjetorët tjerë të rëndësishëm historik, ndër të cilat vend të rëndësishëm zuri shënimi i 20 vjetorit nga pavarësia monetare e shtetit tonë

Lexo më shumë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NE DEBATIN ME TEME - "PARLAM...



E shtunë, 21 prill 2012, Varshavë, Poloni

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN ME TEMË - "PARLAMENTI, MENDIMI I PUBLIKUT DHE MEDIAT"

Sa i përket pozicionit dhe rolit të parlamentit në këtë hapësirë të re digjitale të mediave, duhet patjetër të potencoj se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me të vërtetë ka bërë hapa cilësore. Instalimi i rrjetit E-parlament mundësoi transparencë të plotë në procesin legjislativ. Ueb faqja parlamentare e ridizajnuar mundëson që qytetarët nëpërmjet saj të mund të kontaktojnë me deputetët ose grupet parlamentare, dhe të japin propozime, ide dhe vërejtje. Kanali televiziv parlamentar mundëson përcjelljen e të gjithë seancave parlamentare, debateve mbikëqyrëse dhe mbledhjeve të trupave të kuvendit, me qëllim që së shpejti të merr përmasë të re interaktive në të cilën përveç deputetëve do të përfshihen edhe të gjitha subjektet shoqërorë, përfshirë edhe qytetarët.

Lexo më shumë

KRYETARI VELJANOSKI NE KONFERENCE NE NIVEL TE KRYETAREVE TE...



E premte 20 prill 2012, Varshavë, Poloni

KRYETARI VELJANOSKI NË KONFERENCË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të Konferencës e cila mbahet sot dhe nesër në Varshavë, Republika e Polonisë, merr pjesë në sesionin e parë - "Kriza e Bashkimit Evropian, çfarë të bëjmë?" në të cilin fjalim hyrës kishte kryetari i Qeverisë së Republikës së Polonisë, z. Donalld Task dhe kryetarja e Kuvendit të Portugalisë, znj. Marija da Asunçao Esteves. Në konferencën dyditore u mbajtën mbi 20 fjalime nga ana e kryetarëve të parlamenteve nga shtetet evropiane.

Lexo më shumë
12   
Click