Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 28 nëntor 2012

PRANIMI I AMBASADORES SË REPUBLIKËS SË GREQISË, ZNJ.ALEKSANDRA PAPADOPOLLU NGA ANA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VIZITËN E LAMTUMIRËS

Në takimin, i cili kaloi në një atmosferë miqësore, u potencua se të dy palët duhet t'i zgjidhin problemet që paraqesin pengesë për bashkëpunim të ndërsjellë. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, shprehu keqardhje që nuk realizohet bashkëpunimi parlamentar, si në nivel të kryetarëve, ashtu edhe në nivel të deputetëve dhe komisioneve adekuate. 

Ai ushqeu shpresë se së shpejti do të fillojnë procedurë për vendosjen e bashkëpunimit parlamentar, duke potencuar se diplomacia parlamentare është e shkëlqyeshme dhe instrument gjithnjë më i dobishëm për përmirësimin e bashkëpunimit, veçanërisht ndërmjet shteteve që kanë çështje të hapura. Kryetari Veljanoski, ushqeu shpresë dhe pritje se në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian nuk do të ketë bllokim dhe se do të caktohet datë për fillimin e negociatave.

Në takimin u shpresua se në Samitin e kryetarëve të parlamenteve i cili në maj të vitit të ardhshëm duhet të mbahet në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, do të realizohet takim ndërmjet të dy kryetarëve të parlamenteve, z.Veljanoski dhe z.Meimarakis

Ambasadorja Papadopollu, e cila në Republikën e Maqedonisë është gati se gjashtë vite, nënvizoi se nuk ekzistojnë pengesa ndërmjet qytetarëve të të dy popujve në aspekt të komunikimeve dhe bashkëpunimit. Përkundrazi, bashkëpunimi dhe vizitat në sferat ndërkufitare ndërmjet qytetarëve dhe biznesmenëve janë intensive dhe reciproke, gjë që edhe në kohërat më kritike ekonomike, në vitin 2009 dhe 2010 nuk është ndërprerë. 

Kryetari Veljanoski dëshiroi stabilizim të gjendjes ekonomike në Greqi dhe investime të mëtejme dhe bashkëpunim të ndërsjellë në sferën e ekonomisë dhe biznesit. 

Të dy palët u pajtuan se ky bashkëpunim praktikisht është bazë dhe shembull i shkëlqyeshëm për bashkëpunimin e nevojshëm në nivel politik.  

Pritet që ambasadori i ri i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë ta merr për sipër detyrën në fillim të janarit të vitit 2013.   

Click