Udhëheqja parlamentare



E martë, 5 qershor 2012, Slloveni

REPUBLIKA E MAQEDONISË KA MIK DHE ALEAT NË REPUBLIKËN E SLLOVENISË

Vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Sllovenisë, kryetari Veljanoski e filloi me takimin me kolegun e tij, kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, z. Gregor Virant, ndërsa në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë dhe koordinatorët e grupit parlamentar.

Në takimin, e cila kaloi në atmosferë miqësore dhe në të cilin u shpreh kënaqësi nga të dy palët për marrëdhëniet bilaterale, të dy palët u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe në mundësitë të cilat i jep ky bashkëpunim, në të gjitha format dhe nivelet-takime të kryetarëve, takime ndërmjet grupeve për bashkëpunim, komisioneve dhe trupave tjera punues të të dy parlamenteve. 

Kryetari Veljanoski shprehu falënderim për qëndrueshmërinë në politikën principiele dhe përkrahjen e Republikës së Sllovenisë ndaj Republikës së Maqedonisë, veçanërisht në rrugën drejt integrimeve euroatlantike. Ai gjithashtu e informoi bashkëbiseduesin se përveç Samitit në Çikago në aspekt të çështjes së zgjerimit të Aleancës, Republika e Maqedonisë edhe më tutje mbetet e përkushtuar në plotësimin e reformave dhe si dhe mbetet aktive në obligimet në kuadër të misioneve të Aleancës. Ai potencoi se reformat janë obligim në drejtim të plotësimit të standardeve dhe kushteve në rrugën e integrimit, por para se gjithash janë obligim ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Shtetëror, z.Virant, u përqendrua në kontestin që e ka Republika e Maqedonisë me Greqinë, duke shprehur bindjen se kërkesa e Greqisë nuk është racionale dhe është e tepërt, meqë nuk mund të kërkohet nga një shtet që të jep dorëheqje nga emri dhe identiteti, dhe njëkohësisht shprehu bindjen se me përpjekje të përbashkëta do të gjendet zgjidhje.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, z. Karl Erjavec në takimin me kryetarin Veljanoski dhe delegacionin e kuvendit, shprehu bindje se të gjithë shtetet e rajonit duhet të integrohen në Bashkimin Evropian, meqë BE-ja pa shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk është ajo që duhet të jetë. Ai shprehu keqardhje që Republika e Maqedonisë edhe në këtë samit, si dhe në samitin e mëparshëm në Bukuresht, në të cilin z. Erjavec morri pjesë si ministër i Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, edhe pse u prit që të merr ftesë për anëtarësim në Aleancën, por për fat të keq nuk morri ftesë.

Kryetari Veljanoski sot realizoi takim edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, z.Janez Jansha, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë ka pasur dhe vazhdon të ketë mik dhe aleat në Republikën e Sllovenisë. Ai potencoi se përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik është me interes të ndërsjellë dhe se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë është orientuar në sigurimin e investimeve të huaja. Kryeministri Jansha i informoi të pranishmit se Qeveria e Republikës së Sllovenisë është fokusuar në tejkalimin e pasojave nga kriza ekonomike, nga e cila Republika e Sllovenisë u godit nga Republika e Maqedonisë dhe konstatoi se Republika e Maqedonisë shpëtoi nga kriza pa ndonjë recesion më të madh. 

Kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhënia miqësore, përkrahja principiele e Republikës së Sllovenisë, krijojnë përgjegjësi plotësuese dhe obligim që Republika e Maqedonisë të orientohet ende më shumë në realizimin e reformave me çka miqtë si Sllovenia do të kenë argumente më të mëdha në rrugën e ofrimit të përkrahjes.

Kryetari Veljanoski të gjithë bashkëbiseduesit i informoi me pandashmërinë e partive politike, por edhe të komuniteteve etnike, lidhur me përcaktimet e Republikës së Maqedonisë - integrimin në NATO dhe BE dhe në përkushtimin e fuqishëm në rrugën euroatlantike. 

Në përbërje të Delegacionit zyrtar të kuvendit janë edhe deputetët: Risto Mançev, Mevmet Xhemajllovski, Oliver Spasovski dhe Amdi Bajrami.

Kryetari Veljanoski dhe deputetët dje realizuan takim edhe me përfaqësuesit e shoqatave të Maqedonasve të cilët jetojnë në Republikën e Sllovenisë.

Sipas programit zyrtar, delegacioni i kuvendit maqedonas do të realizojë takime edhe me kryetarin e Republikës së Sllovenisë, z. Danillo Tirk, me kryetarët dhe anëtarët e Këshillit për politikë të jashtme dhe Këshillit për çështjet e Bashkimit Evropian.  Kryetari Veljanoski gjatë ditës do të mbajë fjalim para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Sllovenisë.

Click