Udhëheqja parlamentare



E martë, 10 korrik 2012

TAKIM I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. MIHAELL SPINDELEGER DHE Z. MIROSLLAV LLAJÇEK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, realizoi takim me zëvendëskancelarin dhe ministrin e Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, z. Mihaell Shpindeleger dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, z.Mirosllav Llajçek.

Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Republikën e Austrisë dhe Republikën e Sllovakisë karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim dhe e vërtetoi faktin se përkrahjen që e merr prej këtyre shteteve është e sinqertë dhe e rëndësishme. 

Lidhur me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari Veljanoski theksoi se është fokusuar në më shumë çështje, por më e rëndësishme është procesi i integrimit euroatlantik, si dhe implementimi konsekuent i ligjeve dhe reformave të miratuara. 

Kryetari Veljanoski theksoi se tri vite me radhë Republika e Maqedonisë merr rekomandim nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, por për gjithë këtë pason bllokim nga fqinjin ynë jugor. Prapëseprapë, Republika e Maqedonisë nuk do të heq dorë nga përcaktimet e saj strategjike, ndërsa kjo është integrimi i plotë në BE dhe NATO.

Duke shprehur falënderim dhe kënaqësi për vizitën e Republikës së Maqedonisë, z.  Mirosllav Llajçek theksoi dëshiron të dërgojë porosi pozitive lidhur me reformat e arritura dhe se Republika e Maqedonisë duhet ta fitojë përkrahjen nga të gjithë anëtarët e BE-së. 

Duke u lidhur me këtë, z. Mihael Shpindeleger theksoi se jep përkrahje për zgjidhje sa më të shpejtë të kontestit bilateral për emrin ndërmjet të dy vendeve me çka do të hapet rruga për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane. 


 

Click