Udhëheqja parlamentare



E martë, 9 tetor 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË REPUBLIKËS SË SLLOVAKISË, Z. PAVOL PASHKA 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Republikës së Sllovakisë, znj.Sonja Mirakovska realizuan takim me Kryetarin e Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, z.Pavol Pashka.  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin e tij të parë zyrtar në nivel të Kryetarëve të Parlamenteve të të dy shteteve, që nga pavarësia e tyre.  

Në takimin të dy palët shprehën kënaqësi për nivelin e lartë të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për marrëdhëniet e ndërsjella të cilat karakterizohen me nivel të lartë të mirëkuptimit, si dhe angazhimet për avancimin e tyre të mëtutjeshëm.  

Kryetarët e të dy parlamenteve, potencuan situatën në Bashkimin Evropian dhe proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, si dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy shteteve.  

Kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi për politikën principiele dhe përkrahjen e Republikës së Sllovakisë ndaj Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejt Integrimit Evropian. Kryetari Veljanoski theksoi se reformat dhe përmbushja e kritereve vazhdojnë, si dhe zgjidhja e çështjes së emrit me fqinjin jugor pa e rrezikuar identitetin nacional.

Kryetari i Këshillit nacional i Republikës së Sllovakisë, z.Pavol Pashka nënvizoi se indikatorët në sferën e ekonomisë janë pozitivë dhe ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kryetari Veljanoski gjithashtu e informoi kolegun e tij për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për të sjellë investime të huaja në vend, si dhe për masat e marrë nga ana e Republikës së Maqedonisë për ballafaqim me krizën ekonomike botërore dhe evropiane.  

Në sferën e bashkëpunimit parlamentar, të dy palët përshëndetën këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe shprehën bindje se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim të nivelit të lartë.  

Të dy kryetarët u pajtuan se ura më e mirë për thellimin e bashkëpunimit është edukimi, dhe se lidhja e ndërsjellë veçanërisht thellohet nëpërmjet kultivimit të traditës së Cirilit dhe Metodit.  

Në këtë drejtim, kryetari Pashka njoftoi se do të mbahen një numër të konsiderueshëm të ngjarjeve për vitin 2013 me rastin e shënimit të 1150 vjetorit të misionit të Shën Cirilit dhe Metodit, me ç'rast e ftoi edhe Kryetarin Veljanoski. 

Duke shprehur falënderim për ftesën, dhe në drejtim të mbajtjes së traditës dhe ndërtimit të urës për bashkëpunim, kryetari Veljanoski shprehu falënderim edhe për mundësitë që studentët maqedonas në Sllovaki të studiojnë nën kushte të njëjta si studentët sllovakë.  

Click