Udhëheqja parlamentare



E hënë, 17 shtator 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. SHTEFAN FILE, KOMISAR EVROPIAN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË FQINJËSORE EVROPIANE 

Duke shprehur kënaqësi nga takimi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, theksoi se Kuvendi, vazhdon të tregojë kapacitet institucional në përgjigjen dhe realizimin e të gjitha obligimeve të cilat dalin nga Dialogu aderues i nivelit të latë me Bashkimin Evropian. 

Kryetari Veljanoski potencoi se si institucion, Parlamenti gjithmonë ka pasur kapacitetet në mënyrë demokratike t'i zgjedh të gjitha çështjet dhe dallimet që paraqiten në politikë.

Gjithashtu kryetari Veljanoski e informoi Komisarin File për punën e realizuar të Parlamentit që nga vizita e tij e fundit në Maqedoni, në mars të këtij viti. Që nga ajo kohë e deri tani, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka miratuar 145 ligje, prej të cilave 33 janë ratifikime, ndërsa 17 janë ligje nga e a.q. Udhërrëfyes. 

Z.Veljanoski theksoi se, në këtë periudhë, në rend dite në seancën plenare u shqyrtuan 25 pika të propozuar nga ana e opozitës, gjë që konfirmon punën intensive në Kuvend për përgjegjësinë e tij në procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, duke shtuar se të gjithë partitë politike kanë konsensus kur bëhet fjalë për agjendën evropiane në Kuvend. Kjo u konfirmua para do kohe kur u miratua Ligji për përcjelljen e komunikimeve elektronike, i cili miratohet me dy të tretën e shumicës. Z.Veljanoski gjithashtu theksoi se, në fund të javës së kaluar në Kuvend nga ana e Qeverisë u dorëzuan ligje të cilat rrjedhin nga udhërrëfyesi, e të cilat do t'i inkorporojë në rendin e ditës në seancën plenare që do të mbahet më 25 shtator. Ai gjithashtu nënvizoi se edhe këtë vit, shpreson që në Raportin e Komisionit Evropian, për së katërti herë, të vlerësohet pozitivisht roli i Kuvendit dhe Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Eurokomisari z. Shtefan File, duke shprehur falënderim për takimin, theksoi se e vlerëson shumë rolin e Kuvendit në gjithë këtë proces, si dhe rolin dhe angazhimin e kryetarit Veljanoski në realizimin e agjendës evropiane. 

Komisari File shtoi se, puna e realizuar e Parlamentit, do të zë vend të rëndësishëm në raportin final për progresin e shtetit tonë, sepse Parlamenti është institucion shumë i rëndësishëm për Komisionin Evropian dhe për të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Click