Udhëheqja parlamentare



E Mërkurë, 25 korrik 2012

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA, Z. BAN KI-MUN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, në veçanti e theksoi rolin e KB-së, si dhe të sekretarit të përgjithshëm, z. Ban Ki-mun, në zgjidhjen e shumë çështjeve botërore, si dhe në ruajtjen e paqes botërore. Në vazhdimësi, ai shkurtimisht i informoi mbi punën e Kuvendit, përbërjen dhe aktivitetet e tij.

"Qëllimi ynë kryesor, përveç miratimit të ligjeve, është t'i përforcojmë të gjitha mekanizmat e demokracisë parlamentare, ndërsa doemos duhet të theksoj se në tre raportet e fundit vjetor të Komisionit Evropian, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdimisht ka marrë vlerësime pozitive", theksoi kryetari Veljanoski.

Kryetari Veljanoski theksoi se bashkëpunimi parlamentar është shumë i zhvilluara me të gjitha shtetet në rajon dhe më gjerë, përveç me fqinjin jugor, nga shkaqe të njohura. Kryetari Veljanoski theksoi se pas zgjedhjeve të paradokohshme në Greqi i ka dërguar urim kolegut grek duke i uruar zgjedhjen dhe njëkohësisht duke e thirrur në takim, me çka të dy parlamentet do të japin kontribut në krijimin e atmosferës më të madhe të besimit në të cilën më lehtë do të mund të zhvillohen negociatat për çështjen e hapur. 

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, z.Ban Ki-mun, duke shprehur kënaqësi të madhe nga takimi, si dhe duke pas nderin të mbajë fjalim para Kuvendit, si hap tejet konstruktiv e vlerësoi propozimin e kryetarit Veljanoski për takimin me kolegun e tij grek.

"Prandaj me mua është edhe i dërguari special, z.Nimic, i cili gjithsesi këto sinjale pozitive do t'i bart në Athinë", theksoi z.Ban Ki-mun.

Në takimi, sekretari i përgjithshëm i KB-së, z.Ban Ki-mun, gjithashtu, e theksoi edhe kontributin e Republikës së Maqedonisë në sistemin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

"Duhet të jeni krenar se sot jeni shtet të cilit në fillim i nevojitej ndihmë, ndërsa tani me pjesëmarrjen tuaj në misionet paqësore, ju jepni ndihmë", theksoi z.Ban Ki-mun. 

Click