Udhëheqja parlamentare



E enjte, 9 maj 2013, Dublin

DELEGACIONI I KUVENDIT, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI VELJANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Irlandë, i cili momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, përveç takimit me nikoqirin kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Iralandës z. Shon Beret, u takua edhe me kryetarin e Irlandës z. Majkll D. Higins, ministren e Çështjeve Evropiane znj.Llusinda Kreiton, me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane dhe me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi. 

Kryetari Veljanoski, gjatë ditës së djeshme, ishte i pranishëm në mbledhjen e Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës - Dail, si dhe në mbledhjen e Senatit Irlandez. 

Në takimin me kryetarin e Irlandës, z. Majkll D. Higins, u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Irlandës.

Në takimin u diskutua për proceset aktuale eurointegruese përmes të cilave kalon Republika e Maqedonisë, si dhe për kontestin me Greqinë i cili udhëhiqet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. 

Në takimin, kryetari Veljanoski iu falënderua Irlandës e cila në komunikimin bilateral na drejtohet me emrin kushtetues. 

Kryetari Veljanoski, në takimin me ministren për Çështje Evropiane, znj.Llusinda Kreiton, shprehu kënaqësi nga përkrahja e deritanishme e Irlandës, sepse të dyja vendet e vogla evropiane kanë pika të përbashkëta në rrugën historike që e kanë kaluar. 

Në takimin u diskutua për më shumë çështje evropiane, e veçanërisht për nivelin e përkrahjes së procesit eurointegrues pas disa raporteve pozitive për progresin e Republikës së Maqedonisë, pas së cilave edhe më tutje nuk ka datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe për shkallën e bashkëpunimit ndërpartiak në kontekst të procesit eurointegrues.

Në takimin me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane dhe me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi, kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Irlandës, në kontekst të përafrimit të Maqedonisë drejt BE-së.

Ai shprehu kënaqësi për qëndrimin pozitiv dhe principiel lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për përkrahjen e plotë të Republikës së Maqedonisë ta finalizojë procesin pikërisht në Dublin, ku gjatë kryesimit paraprak me Bashkimin Evropian, në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2004, u dorëzua aplikimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Në takimin me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane, veçanërisht u shfaq interes për politikë të mirë fqinjësore të Republikës së Maqedonisë, ndërsa anëtarët e Komisionit parashtruan më shumë pyetje nga sfera e ekonomisë, papunësisë dhe aspekte tjera sociale. Nga ana e anëtarëve të të dyja Komisioneve u theksuan benefitet që i ka Irlanda nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.  

Paraprakisht, në takimin me nikoqirin e tij, kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret, kryetari Veljanoski shprehu falënderim për mikpritjen dhe takimin e dobishëm të cilin z. Beret e mundësoi, këmbimin e sinqertë të informatave dhe mendimeve për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe për çështje tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve. 

Kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve, z. Beret, nënvizoi se vendet e vogla, si Irlanda, kanë problem në gjetjen e aleatëve, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me Republikën e Maqedonisë. Ai potencoi përkrahjen e Irlandës ndaj Republikës së Maqedonisë, por prapëseprapë shprehu keqardhje që Irlanda nuk ka mundur të ndikojë mbi vendimet e vendeve tjera. 

Ai potencoi se nuk ekzistojnë pengesa nga ana e tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe e theksoi përkrahjen ndaj Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për të qenë pjesë e BE-së. 

Në përbërje të delegacionit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari Veljanoski, janë edhe deputetët-anëtarë të Grupit për miqësi me Republikën e Irlandës: z. Aleksandar Nikolloski, z. Nexhati Jakupi dhe z. Pançe Orcev. 

Click