Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 10 korrik 2013 
 
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI DREJTORIN EKZEKUTIV TË KONSTITUENCËS HOLANDEZE TË BANKËS BOTËRORE, Z. FRAN HIMSKERK

Në takimin të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për më shumë çështje të rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e njoftoi mysafirin me interesin e madh dhe arsyen për bashkëpunim me Bankën Botërore, prej së cilës Republika e Maqedonisë merr ndihmë nën kushte shumë të volitshme dhe ndihma e Bankës Botërore bëri që kriza ekonomike mos të përhapet edhe në Republikën e Maqedonisë. 

Kryetari Veljanoski potencoi se Kuvendi është i hapur për bashkëpunim, veçanërisht në pjesën e cila qytetarëve do t'u mundësojë ta ndjejnë benefitin nga bashkëpunimi me Bankën Botërore. 

Ai e informoi mysafirin se Republika e Maqedonisë është e përkushtuar në realizimin e reformave me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, e jo vetëm për shkak të kushteve që duhen përmbushur në rrugën e integrimit euroatlantik.

Kryetari Veljanoski theksoi se për Republikën e Maqedonisë është veçanërisht e rëndësishme të jetë anëtare e mirë dhe e denjë e familjes evropiane, anëtare e cila pas aderimit në familje do të mund t'i përgjigjet konkurrencës, politikisht dhe ekonomikisht.    

Mysafiri shprehu kënaqësi për takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht duke e pasur përvojën si deputet në Parlamentin e Holandës.  Nënvizoi se Banka Botërore është bankë e botës, me qëllim kryesor dhe angazhim të vazhdueshëm për uljen e nivelit të varfërisë dhe për sigurimin e prosperitetit dhe stabilitetit ekonomik, ekologjik dhe social në Azi, Amerikën Jugore dhe në Ballkan.

Z.Himskerk theksoi se Banka Botërore është tepër e fokusuar në Qeveritë dhe organizatat joqeveritare, dhe se ajo duhet fokusuar më shumë në shoqërinë, Parlamentet dhe në bizneset dhe benefitet nga funksionimi i saj duhet t'i ndjejë dyzet përqindëshi i popullatës që kategorizohet si e varfër.

Z. Himskerk shprehu bindje se Banka Botërore do të vazhdojë me përpjekjet e saj këmbëngulëse për t'i ndihmuar Republikës së Maqedonisë në përmbushjen e masave dhe hapave të nevojshme që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Click