Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 4 shtator 2013

KRYETARI VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME SPIKERIN E SENATIT TË KANADASË, Z. NOEL KINSELA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Republika e Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi të madhe që është nikoqir dhe që iu dha mundësia për t'ia kthyer mikpritjen kolegut të tij, z. Noel Kinsella, spiker i Senatit të Kanadasë dhe njëkohësisht shprehu falënderim për vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë. 

Ai potencoi se kjo vizitë vërteton marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, të cilat gjithsesi edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të shënojnë progres. Kryetari Veljanoski shprehu falënderim edhe për formimin e Grupit parlamentar kanadez-maqedonas për bashkëpunim në kuadër të Parlamentit të Kanadasë, në mars të këtij viti. Me formimin e këtij grupi përmes kontakteve dhe takimeve të drejtpërdrejta me Grupin parlamentar maqedonas për bashkëpunim do të mundësohet shfrytëzimi më i lehtë i kapaciteteve që i ofron diplomacia parlamentare, ndërsa të cilat do të kontribuojnë për zhvillimin e plotë të marrëdhënieve të ndërsjella.  Kryetari Veljanoski në takimin shprehu falënderim për pranimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Kanadasë në komunikimin bilateral.

Në takimin u diskutua edhe për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, si dhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë në misionet e NATO-s, për të cilin Kanadaja jep përkrahje parlamentare për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe për bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes dhe për eurointegrimet si prioritet më i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë. 

Spikeri i Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsella, theksoi se Kanadaja e pranon Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues dhe shtoi se procesi i integrimit - në NATO ose në BE, e nxit Republikën e Maqedonisë të ndërmarrë reforma të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale, të cilat rezultuan me progres të rëndësishëm të cilin e arriti në ndërtimin e shtetit demokratik dhe të prosperitetit.

Spikeri i nderuar i Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsella, në takimin shprehu falënderim për pranimin e ngrohtë në Maqedoni. Ai theksoi se diplomacia parlamentare më lehtë i hap dyert, sepse kufizimet nuk janë të pranishme te lloji tjetër diplomatik dhe shtoi se diplomacia parlamentare është forcë rritëse dhe ndikuese për këmbime idesh, nxitje e mirëkuptimit dhe mirëbesimit, si dhe ndërtim i vullnetit të mirë ndërmjet shteteve. 

Spikeri i Senatit të Kanadasë, z. Kinsella, nënvizoi se Kanadaja ka përfitime nga shumë kultura të cilat kanë ndihmuar në formimin e shoqërisë multikulturore, në të cilën Maqedonasit janë pjesë e asaj shoqërie. Nga shpërngulja e parë e Maqedonasve në Kanada, komuniteti maqedonas ka përparuar, është shtuar dhe e ka ndërtuar Kanadanë. Ato janë të përfaqësuar pothuajse në të gjitha tendencat shoqërore: tendenca politike, ekonomike, shkencore dhe ajo e sportit.

 Në takimin, gjithashtu, u diskutua edhe për liberalizimin e vizave nga ana e Kanadasë, përmes hapjes së Zyrës për lëshimin e vizave në Shkup, për të cilin z.  Kinsella theksoi se është me rëndësi të madhe për njerëzit e rinj të cilët përmes arsimit do të përfshihen në trendët globalë të diturisë dhe përvojës. 

Ai shtoi se është e rëndësishme që edhe kompanitë e mëdha nga Kanadaja të investojnë në Republikën e Maqedonisë, me çka do të zmadhohet bashkëpunimi ekonomik, për të cilin u pajtuan të dyja palët se bashkëpunimi i tillë nuk është në nivel të kënaqshëm.

Në takimin, gjithashtu, u shtjelluan edhe çështjet aktuale, ndër të cilat u fol për gjendjen momentale në Siri dhe për pasojat të cilat mund të ndodhin nga shkallëzimi (eskalimi) i gjendjeve në atë shtet. 

Click