Udhëheqja parlamentare



E premte, 1 shkurt 2013

KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI SHEFIN E SAPOEMËRUAR TË ZYRËS PËR LIDHJE TË REPUBLIKËS SË GREQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.TEOHARIS LALAKOS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski shprehu kënaqësi për takimin me ambasadorin Lalakos të cilit njëkohësisht i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tij. 

Në takimin, kryetari Veljanoski shprehu keqardhje për mosrealizimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, gjegjësisht në nivel të kryetarëve të parlamenteve dhe në nivel të deputetëve dhe të komisioneve përkatëse. 

Ai ushqeu shpresë se shumë shpejtë do të vijë koha e vendosjes së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë parlamentar, duke potencuar se diplomacia parlamentare është në nivel të shkëlqyeshëm dhe instrument i dobishëm për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet të dy shteteve.   

Kryetari Vlejanoski, duke theksuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve-anëtare dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila do të mbahet në muajin prill në Qipro, potencoi se ky samit do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për t'u takuar me kolegun e tij grek.

Ambasadori Lalakos, duke shprehur falënderim për mirëpritjen e ngrohtë, nënvizoi se do t'ia përcjellë porositë Kryetarit të Parlamentit të Greqisë.

Kryetari Veljanoski theksoi se në Samitin e kryetarëve të parlamenteve, i cili në maj të këtij viti duhet të mbahet në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, pret që të takohet me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë.

Në fund, kryetari Veljanoski potencoi transparencën e Kuvendit për bashkëpunim dhe transparencën e Kabinetit të tij për komunikim dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme me Zyrën për lidhje të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.  

Click