Udhëheqja parlamentare



E hënë, 22 prill 2013

PJESËMARRJA E KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA VENDET E BE-SË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, nga sot merr pjesë në Konferencën në nivel të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Bashkimit Evropian, që mbahet në Nikozi, Republika e Qipros. Kryetari Veljanoski në këtë konferencë merr pjesë me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese të Republikës së Qipros, Janakis L.Omirou.

Në Konferencën dyditore do të marrin pjesë 42 kryetarë dhe nënkryetarë të parlamenteve, si dhe kryetari dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, z.Martin Shullc dhe z.Miguel Angel Martinez.

Kryetari Veljanoski do të mbajë fjalim në sesionet me temë "Afrimi i qytetarëve drejt BE-së" dhe "Kohezioni social në kohën e kufizimit - çfarë mund të bëjnë parlamentet nacionale".

Në kuadër të Konferencës, kryetari Veljanoski do të realizojë edhe takime bilaterale me kolegët e tij, kryetarë të parlamenteve të shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian.
 
 

Click