Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 17 prill 2013

PRANIA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VARRIMIN CEREMONIAL TË ISH-KRYEMINISTRES SË BRITANISË SË MADHE, MARGERET TAÇER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, sot ishte i pranishëm në varrimin ceremonial të ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, e nderuara baroneshë Margaret Taçer. 

Shërbimi qendror i varrimit të baroneshës Taçer, kryeministrja konservative 1979-1990, ndodhi në katedrën Shën Pavle në qendrën e Londrës. 

Mbretëresha Elizabet, kryeministri Dejvid Kameron si dhe dhjetëra kryetarë aktualë të shteteve dhe kryeministra të cilat gjithsej janë diku më shumë se 2000 personalitete të larta publike politike që ia bënë nderimet e fundit.

Kjo është hera e parë që Mbretëresha Elizabeta të jetë e pranishme në varrimin e një kryeministre britanike pas kryeministrit Uinston Çerçil në vitin 1965.    

Kryetari Veljanoski pas përfundimit të ceremonisë së varrimit ishte i pranishëm në rezidencën oficiale në Mansion House në City në qendrën e Londrës.

Kryetari kishte takime të shkurtra me kryeministrin aktual Dejvid Kameron, ish-kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, me ish-kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete tjera politike.

Click