Udhëheqja parlamentare



E hënë, 27 maj 2013, Ohër

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN Z. LLASLLO SURJAN, ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË RUMANISË, Z. VALERIU STEFAN ZGONEA DHE ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË SERBISË Z. NEBOJSHA STEFANOVIQ

Në orët e pasdites në Konferencën e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski u takua me nënkryetarin e Parlamentit Evropian z. Llasllo Surjan. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë është fuqimisht e interesuar që edhe më tutje të vazhdohet me dhënie impulse të freskëta politike dialogut dhe bashkërisht me eurodeputetët dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë konstruktive të kontribuohet në procesin e eurointegrimeve.  

Ai theksoi se është shumë i vlerësuar angazhimi i raportuesit për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian z. Riçard Hovit, i cili ndihmoi në procesin e përgjithshëm të aspirimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë.  

Kryetari Veljanoski, gjithashtu realizoi takim bilateral me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Rumanisë, z. Valeriu Stefan Zgonea. 

Në takimin u diskutua për dokumentet finale që duhet të dalin nga Konferenca e 10-të  e kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, me ç'rast z. Zgonea theksoi përshtypjet pozitive nga Konferenca. 

Ai përmendi se konferenca e ardhshme në nivel të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it do të mbahet në Rumani dhe se në kontinuitet do të shënojë progres pozitiv. 

Në takimin ndërmjet të dy kryetarëve u theksua se Republika e Maqedonisë dhe Rumanisë kanë dialog të hapur konstruktiv dhe politik, të bazuar në marrëdhënie partneriteti dhe respekt të ndërsjellë. 

Në disa vitet e fundit nuk janë realizuar takime në nivel të kryetarëve të parlamenteve ose grupeve parlamentare ndërmjet të dyja vendeve, për të cilët të dy kryetarët u angazhuan për vizita dhe takime në një të ardhme të afërt ndërmjet grupeve parlamentare të Dhomës së Përfaqësuesve të Rumanisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua edhe për pakicat e Maqedonasve në Rumuni dhe Vllahëve në Republikën e Maqedonisë, për të cilat të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga trajtimi i të tyre.

Në Konferencen e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, kryetari Veljanoski u takua edhe me kryetarin e Parlamentit të Serbisë, z. Nebojsha Stefanoviq 

Në takimin, kryetarët vërtetuan bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm të nivelit të lartë, si dhe vizitat e grupeve parlamentare dhe komisioneve, që kontribuojnë në këmbimin e përvojave për proceset eurointegruese dhe perspektivat e mëtutjeshme të rajonit. 

Kryetari i Parlamentit të Serbisë z. Nebojsha stefanoviq, theksoi se Serbia dhe Maqedonia janë të përgatitur për fillimin e negociatave për aderim në BE dhe shtoi se ende më shumë duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet të dyjave vendeve.   

Click