Udhëheqja parlamentare



E premte, 2 gusht 2013

FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E 2 GUSHTIT -DITA E REPUBLIKËS

Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar bashkëqytetarë,
Luftëtarë të vlerësuar, pjesëmarrës në luftën antifashiste, ithtarë dhe respektues të veprës së madhe të Ilindenit,
Të nderuar deputetë,
Anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,
Shkëlqesi të Huaja,
Përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase, si dhe bashkësive tjera fetare,
Të nderuar mysafir,
 Miq të nderuar,

Duke e festuar ditën e sotme, si Ditë të Republikës, festë të shtetit tonë dhe luftën e fashizmit, edhe një herë e realizojnë amanetin e lënë nga paraardhësit tanë, nga pjesëmarrësit e Kryengritjes së Ilindenit, nga pjesëmarrësit e KAÇKM-së, përkatësisht nga të gjithë atdhedashësit të cilët ranë viktimë në realizimin e idesë për Maqedoninë e lirë.
Duke e festuar viktimizimin e tyre për shtet të lirë dhe të pavarur, shprehim falënderim për panënshtrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për të cilin shkak sot jemi ne në vendin tonë.
Ilindeni është themeli i shtetësisë dhe vetëqenies tonë! Ilindeni është dëshmia e granitit për investimin e gjeneratave para nesh!
Ilindeni ëshhtë motiv për aksion!
Ilindeni është energjia e dëshiruar!
Kjo ditë është impuls i pandalshëm i cili Maqedoninë e ka çuar dhe do ta çoj vetëm përpara, drejtë fitoreve të reja!



Të nderuar,

Atë impuls të pandalshëm për fitoren e drejtësisë e kanë pasur edhe pjesëmarrësit e Ilindenit në luftën e pakushtëzuar, por edhe partizanët e famshëm të cilët njësoj në mënyrë të fuqishme iu përkushtuan idesë për shtetin Maqedonas të pavarur.

Impulsin e këtillë e kishim edhe para dy dekadave kur u krijua Republika Demokratike e Maqedonisë, por e kemi edhe sot, pasi që sfidat jane ende këtu, ndërsa përkushtueshmëria jonë në ndërtimin e ardhmërisë më të mirë, ende është imperativi ynë më i madh.

Ta ruajmë atë që e kemi!

Ta respektojmë atë si pasuri të vlefshme që e kemi fituar.

Pakushtimisht ta vlerësojmë dhe ta respektojmë përkujtimin e epopeve të famshme të Ilindenit.
Përfundimisht, duhet ta mbindërtojmë të gjithë atë me veprën tonë dhe t'ua lëmë brezave që me krenari hapërojnë me ne.
Secila gjeneratë ka vizionin e vetë, mënyrën e vetë dhe luftën e vetë.
Sot ballafaqohemi edhe me sfida me të cilat problematizohen shenjat shtetërore dhe kombëtare, tradita, rrënjët, POR, E DI SE EDHE KËTË BETEJË TË RËNDË DHE JOPARIMORE DO TA FITOJMË.

Sot, të gjithë ne së bashku, kemi detyrë të madhe të luftojmë për botë më të mirë për fëmijët, nipërit tanë, për gjeneratat e ardhshme të maqedonasve. 
 
Të nderuar miq,

Vuajtjet, viktimat e mëdha dhe thirrjet e zëshme shekullore për liri të paraardhësve tanë të famshëm, na detyruan që përgjithmonë ta ruajmë lirinë.

Për atë liri vojvodë të njohur dhe të panjohur, komitë dhe partizanë me guxim dhe vetëdije u angazhuan në themelet e Maqedonisë.
Goce, Jane, Dame, Pitu, Çento dhe shumë të tjerë.
Emra të cilët naobliguan, por edhe na mësuan se sa është e shtrenjtë liria.
Njëri prej tyre është edhe Metodija Andonov - Çento.
Fati i përcakton që të jetë luftëtar për kauzën të quajtur Maqedoni dhe ta bartë kohën e vështirë të atdheut dhe konfrontimet e ndërsjella maqedonase.

Ai që i vogël, si fëmij i përjeton të gjitha vështirësitë dhe padrejtësitë nëpër të cilat me shekuj ka kaluar tërë populli maqedonas, robëria dhe propagandat e pamëshirshme për asimilim dhe shkatërrimin e një populli të tërë.

Çento tërë jetën dhe veprën e tij ia ka kushtuar idesë për Maqedoni të lirë dhe të bashkuar. Ai e njeh rëndësinë e idealeve dhe qëllimeve të vendosura nga pjesëtarët e famshëm të Kryengritjes së Ilindenit. Ai e din se themeli i paqes, lirisë dhe barazisë në Maqedoni qëndron pikërisht në pavarësinë e Maqedonisë! Duke e ditur ndikimin e madh të cilin pjesëmarrësit e Ilindenit e kanë pasur ndaj tij, nuk befason fakti se gjatë formulimit të Manifestit në vitin 1944, me insistimin e tij, është shkruar dhe publikuar si vijon:

"DUKE U NISUR NGA IDEALET SHEKULLORE TË POPULLIT MAQEDONAS, KUVENDI I PARË POPULLOR MAQEDONAS E PROKLAMON PARA TËRË BOTËS, DËSHIRËS E DREJTË DHE TË QËNDRUESHME PËR BASHKIMIN E GJITHË POPULLIT MAQEDONAS. ME ATË DO TI VIHET FUND ROBËRISË NË TË GJITHA PJESËT E TOKËS MAQEDONASE DHE DO TË KRIJOHEN KUSHTE PËR SOLIDARITET TË SINÇERT, PAQE NDËRMJET POPUJVE BALLKANIK".

Ky vështrim largpamës i Çentos, ndoshta sipas karakterit të vetë universal dhe human i pakufizuar nga aspekti kohor, nuk guxon të harrohet.

Çento me luftën dhe dedikimin e tij na përkujton thellë se udhëheqësi jonë kryesor duhet të jetë uniteti i të gjithë qytetarëve të cilët Maqedoninë e quajnë shtëpinë e tyre, të cilët në këtë vend jetojnë jetën, krijojnë familjen dhe të cilët gjeneratave të ardhshme do tua bartin vizionin e shenjtë për unitet të brendshëm, për pajtim, respektim dhe mirëkuptim në shoqërinë tonë multietnike.

PIKËRISHT PËR KËTO IDEALE, BETEJA JONË VAZHDON!
Vazhdon tejkalimi i sfidave!
Së bashku, më të fuqishëm se kurdoherë!
BETEJË PËR TË ARDHME MË TË MIRË, BETEJË PËR MË SHUMË VENDE PUNË, PËR MË SHUMË INVESTIME, PËR SPITALE DHE SHKOLLA MË TË MIRA, PËR STANDARD MË TË MIRË!
Për kujdes më të madh  për secilin nga ne, në veçanti për ata më vunerabilët.

Luftojmë dhe përpiqemi të krijojmë jetë më të mirë për të gjithë ne.
Këto beteja në mënyrën e vetë janë të vështira, por do të fitojmë për shkak se bëhet fjalë për Maqedonisë, për fëmijët tanë, për gjyshet dhe gjyshërit tanë, nëna dhe baballarë, bëhet fjalë për të gjithë ne!
Heqja dorë para sfidave nuk është pjesë e gjenit tonë.

Nuk është në gjakun tonë të cilin të gjitha mundimet dhe vështirësitë e kaluara e kanë bërë edhe më të fuqishëm, edhe më rëzistent!
Gjatë historisë kemi pasur armiq të shumtë, të fuqishëm, kinse perandori të pamposhtura, por asnjëherë nuk kemi hequr dorë, asnjëherë nuk jemi mëdyshur.

Koha jonë bartë vështirësi dhe probleme, por nuk do të heqim dorë, do të luftojmë dhe do të fitojmë!
Ne, si popull, saktë e dimë se ku shkojmë, cilat vlera i ndajmë dhe ku bëjmë pjesë në mënyrë të natyrshme. Këtë shumë herë e kemi thënë dhe vërtetuar dhe nëse ka nevojë edhe aq herë do ta përsëritim.

Duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe të gjitha reformat dhe përpjekjet i udhëzojmë në atë drejtim. Por, edhe si popull, dimë edhe diçka, dhe kjo është se shkojmë asaj rrugë siç na mëson Ilindeni, dhe këtë e bëjmë në mënyrë të fuqishme, me krenari, me nder dhe përgjegjësi!.

Pa vetërepsket, vlera e çdo realizimi, është dukshëm e zvogëluar.

Do të vazhdojmë drejtimin që e kemi planifikuar, por gjatë kësaj pa harruar se Maqedonia është një dhe e pandashme!
Ne nuk jemi pa identitet, farë pa rrënjë, shtëpi pa themel!

Këtë ua kemi borxh paraardhësve tanë, të ardhmes tonë, fëmijëve tanë, trashëgimtarëve tanë.
Prandaj, më lejoni, edhe një herë, t'ju shprehim respekt nga thellësia e shpirtrave tanë të gjithë heronjve të njohur dhe të panjohur dhe të cilët me veprat e tyre dhe viktimën e tyre këtë e bënë të mundshme.

Këtë takim solemn e bënë realitet dhe e bënë Maqedoninë shtet sovran dhe të pavarur, të barabartë me të gjitha shtetet dhe popujt e botës.

Për të gjitha veprat e tyre,

Për viktimizimin për atdheun,

Për të ardhmen të cilën ata nuk e kishin, që ne ta jetojmë,

Lavdi!!!

Click