Udhëheqja parlamentare



E premte, 1 mars 2013, Mavrovë

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË HAPJEN E MEMORIALIT TË 50-TË MAVROVËS NË SPORTIN E SKIVE NORDIKE

Të nderuar deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, 
I nderuar kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës,
Të nderuar veteranë të sportit të skive, garues,  
punëtorë të sportit dhe dashamirës të sportit

Shoqëria moderne kërkon angazhim aktiv të individëve në këtë aspekt të jetës.  Kërkon të ndërtojmë stilin dhe mënyrën tonë të jetës me qëllim që ta përmirësojmë cilësinë e jetesës në shoqërinë tonë. Thuhet se sporti është një nga aktivitetet më të rëndësishme dytësore në botë.  Sporti luan rol shumë të rëndësishëm në shfrytëzimin aktiv të kohës së lirë, ndërsa shumica e njerëzve sportin e kanë si përcaktim profesional dhe si pasion. Çdo aktivitet sportiv i sjell dobi trupit dhe gjendjes shpirtërore. Në kushtet shoqërore moderne, aktivitetet sportive janë pjesë e pandarë e veprimtarisë njerëzore gjë që ndihmojnë në realizmin e qëllimeve të caktuara shoqërore nga sfera e arsimit, edukimit, kulturës, shëndetësisë, politikës sociale, mbrojtjes dhe sigurisë, e në masë të caktuar edhe në afirmimin e vlerave nacionale.

Kam nderin dhe kënaqësinë që këtë vit në shtigjet e Mavrovës së bukur do të mbahet Memorial tradicional jubilar 50 vjeçar, duke realizuar dëshirat dhe ëndrrat e gjeneratave të vitit 1957, të cilat e organizuan memorialin e parë - gara në sportin e skive nordike. Gara mbahet për nder të 38 ndërtimtarëve të vdekur të sistemit elektronik të hidrocentralit të Mavrovës dhe 14 kufitarëve të guximshëm që e humbën jetën nga orteku i borës në vitin 1956, e të cilët janë strumbullar i vërtetë i cili e zbukuron të tanishmen tonë. T'i rikujtojmë ndërtimtarët tanë të cilët në aksionin "Mavrova-48" thanë: "nuk kemi makina të mjaftueshme, por kemi diçka tjetër, kemi zemër dhe dëshirë të fortë për ta ndërtuar atdheun tonë, e kjo është më e fuqishme se çdo makinë".

Tradita dhe vizioni ynë për të qenë në elitën evropiane dhe botërore në Sportin e skive nordike vazhdon edhe më tutje. Margaritari i turizmit dimëror në Maqedoni, me raritetet e saj natyrore posedon kapacitetin për zhvillimin e sportit të skive dhe turizmit sportiv. Maqedonia gradualisht përafrohet me vendet tjera të cilat që moti e praktikojnë zhvillimin e tillë. Sinqerisht shpresoj se edhe më tutje do të vazhdojmë së ndërtuari dhe përmirësuari cilësinë dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.

Ky vizion na obligon që të bëjmë përpjekje më shumë për ta arritur qëllimin final, Memoriali i Mavrovës se si gara FIS të bëhet një nga garat më të organizuara në Ballkanin. Kjo garë e të bërit ski është një simbol shumë i rëndësishëm për Maqedoninë. Vitet e fundit intensivisht zhvillohet strategjia për përmirësimin e Memorialit.

Sporti si një lëvizje masive ndikon në të gjitha sferat dhe në të gjitha gjeneratat, me infrastrukturë të ndërtuar për përmbushjen e kërkesave, e në veçanti sporti madhështor në Republikën e Maqedonisë meriton respekt të lartë. Janë për t'u respektuar dhe përshëndetur rezultatet e individëve dhe ekipeve të cilët bënë çmos që t'i arrijnë qëllimet e larta dhe ta afirmojnë sportin maqedonas në planin rajonal dhe ndërkombëtar. Besoj se Republika e Maqedonisë, si dashamirëse e sportit, me Strategjinë dhe Programin e miratuar për zhvillimin e sportit në Maqedoni 2013-2017, nëpërmjet Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe Federata e Sportit të Skive, do t'i inkurajojë punëtorët dhe të rinjtë që të japin maksimumin për zhvillimin e sporteve dimërore dhe për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të tyre.

Te nderuar të pranishëm,

Sporti është ai i cili na bashkon, na bën të ndjehemi krenar dhe dinjitoz, na i tregon rrugën për një jetë më të shëndoshë dhe cilësore. Me fjalë tjera, aktiviteti sportiv e nxit disponimin dhe ndihmon të mbetemi në formë të mirë pune. Në kohën e tanishme dinamike, ku vazhdimisht garojmë me kohën e lirë, të gjithë duhet ta pranojmë sportin si një prej mekanizmave për të jetuar një jetë të shëndoshë. Prandaj ne të gjithë duhet të jetojmë të bashkuar me moton: "shëndeti i mirë i cili vjen nga gjendja e shëndoshë shpirtërore dhe nga trupi i shëndoshë do të thotë komb i shëndoshë".

Më lejoni që ta shpall si të hapur memorialin e 50-të jubilar të Mavrovës.

Ju faleminderit!

Click