E martë, 4 shkurt 2014
MBLEDHJA E SHTATËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 79-të, të mbajtur më 31 janar 2014, si trup punues amë shqyrtoi:
- Propozim-ligj për rrugë malore - leximi I;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;
- Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare - leximi II;
- Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II;
- Propozim-ligj për komunikime elektronike - leximi;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve të dedikuara për vendet fqinje në gjuhë të huaja për vitin 2014;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evrope dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetareve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evrope dhe ne kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën qe e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit Financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radioprogrameve përmes satelitit të dedikuar për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% të qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të komuniteteve tjera joshumicë për vitin 2014;
- Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese për kanalin e Kuvendit për vitin 2014;
- Informatë për projektin Fusha e Lukovës.
Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe z. Indo Ivanovski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z. Rexhail Ismaili, i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. Komisioni i përcolli këto Propozim-ligje në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, u zhvillua debat për amendamentet e parashtruar nga propozues të autorizuar. Në Propozim-ligjin e plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike janë inkorporuar dy amendamente të miratuara nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe nga Komisioni Juridik-Ligjvënës.
Në diskutimin për Propozim-ligjin për komunikime elektronike, morën pjesë deputetët: Dëshira Imeri dhe Jani Makraduli. Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin në vijim:
- Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për komunikime elektronike (leximi i parë); në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyrës në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Propozim-vendimet i arsyetoi z. Agim Leka, zëvendëskryetar i Këshillit të NRP RTM. Komisioni me pesë vota "pro" dhe një "i përmbajtur" i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i miratojë të gjithë Propozim-vendimet.