Njoftimet

E enjte, 15 tetor 2015 

DEPUTETI TALAT XHAFERI NË KONFERENCËN NË SARAJEVË 

Në organizim të përbashkët të Parlamentit Evropian, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) dhe Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, më 15 dhe 16 tetor 2015 në Sarajevë, BdheH, mbahet Konferencë parlamentare me temë:  "Menaxhimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës në Bashkimin Evropian dhe në vendet e zgjerimit". 

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë Konferencë do të marrin pjesë deputeti Talat Xhaferi, anëtar i Komisionit për Financim dhe Buxhet. 

Në Konferencën, e cila do të zhvillohet në dy sesione pune, do të marrin pjesë parlamentarë të shquar që punojnë në komisionet e Parlamentit Evropian për çështje ekonomike dhe çështje sociale, ekspertë nga sfera përkatëse, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga parlamenti i Republikës së Turqisë.  Konferenca ka për qëllim nxitjen e një debati më të gjerë ndërmjet eurodeputetëve dhe deputetëve nga parlamentet nacionale për çështjet e reformave shoqërore strukturore për tërheqjen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, për sfidat për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe për rolin e parlamenteve në përshpejtimin e reformave dhe përafrimin me standardet e BE-së. 

Pritet shkallë e lartë e pjesëmarrjes së parlamentarëve nga parlamentet e ftuara nacionale, fjalim nga Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, si dhe fjalim nga europarlamentarë të famshëm, ekspertë dhe pjesëmarrës tjetër të afirmuar që do të japin mendim dhe kontribut për debatin. 

Click