Njoftimet

E premte, 10 korrik 2015

Deputetja Ermira Mehmeti në Konferencën në Luksemburg

Në kornizat e Kryesimit të Luksemburgut me Bashkimin Evropian, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti, do të marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së - KOSAK, që do të mbahet në periudhën 12-14 korrik 2015 në Mbretërinë e Luksemburgut.

Në Konferencë do të debatohet për prioritetet e Kryesimit të Luksemburgut me Këshillin e Bashkimit Evropian, për çka do të mbajë fjalim kryeministri i Mbretërisë së Luksemburgut, z. Havier Beter. 

Gjithashtu, parashihet të mbahet debati edhe për mundësitë për përparimin e dialogut politik me futjen e të ashtuquajturës „Harta e Gjelbër“.

Click