Njoftimet

E premte, 9 tetor 2015 

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR "11 TETORI"

Më 11 tetor 2015 (e diell), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "11 Tetor" do ta ndajë çmimin "11 Tetori" për vitin 2015 për mirënjohje më të lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtarive tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë. 

Çmimi për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit do t'i ndahet akademikut Mitko Maxhunkov, shkrimtar. Çmimi për vepër jetësore në sferën e arsimit dhe shkencës, i ndahet:  prof. dr. Nikolla Jankullovski, kirurg digjestiv, prof. dr. Mahmud Hisa, profesor i gjuhës shqipe dhe prof. dr. Marjan Dimitrijevski, historian dhe punëtor shkencor. 

Click