Njoftimet

E hënë, 6 korrik 2015 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN VJETOR TË AP TË OSBE 

Deputetët Vlladimir Gjorçev dhe Bekim Fazliu, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE (AP e OSBE), marrin pjesë në  Sesionin e 24-të vjetor të AP të OSBE, që mbahet nga 5 deri 9 korrik 2015 në Helsinki, Republika e Finlandës. Temë kryesore për diskutim në sesionin është:  "Përkujtimi i frymës së Helsinkit", duke u thirrur në dokumentin themelues të OSBE-së, Akti përfundimtar i Helsinkit, i cili u nënshkrua para 40 vitesh në kryeqytetin e Finlandës. Në sesionin pritet pjesëmarrje të afro 300 deputetëve nga vendet pjesëmarrëse dhe partnerë për bashkëpunim të OSBE-së. 

Në kuadër të sesionit vjetor do të mbahen mbledhje të të tre komisioneve të Asamblesë parlamentare të OSBE-së.  Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Njerëzor dhe Komisioni për Demokraci, Të drejta të njeriut dhe Çështje Humanitare, mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, seanca plenare dhe ngjarjet tjera shoqëruese.  Në rendin e ditës janë përfshirë çështje në lidhje me gjendjen në Ukrainë, kriza me migruesit dhe refugjatët në Mediteran, kontrolli i armatimit, ndryshimeve klimatike, të drejtat minoritare dhe ngjashëm.  Në sesionin do të prezantohen edhe rezultatet nga "Projekti Helsinki+40“, të realizuar nga AP e OSBE-së, me qëllim të gjenerimit të ideve për reforma të OSBE-së, në prag të shënimit të 40 vjetorit të Organizatës. 

Para deputetëve do të mbajnë fjalim: z. Sauli Ninisto, kryetar i Republikës së Finlandës, z. Timo Soini, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Finlandës, z. Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë dhe kryesues me OSBE-në, z. Ilka Kanerva, kryetare e Asamblesë Parlamentare e OSBE-së etj. Pritet që në sesionin të miratohet "Deklarata e Helsinkit", me rekomandime për spektër të gjerë të çështjeve në fushën e politikës, ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, dërguar OSBE-së dhe vendeve pjesëmarrëse. 

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore.  Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, ekonomike dhe të sigurisë, çështjet për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e mjedisit jetësor. 

Click