Njoftimet

E hënë, 22 qershor 2015 

Pjesëmarrja në sesionin vetor të AP të KE në Strasburg 

Nga 22 deri n; 26 qershor 2015 në Strasburg, Francë do të mbahet sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në të cilën do të marrin pjesë deputetët Aleksandar Nikolloski, në cilësi të shefit dhe Ermira Mehmeti dhe Vlladimir Gjorçev në cilësi të anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në sesionin fjalim do të mbajnë sekretari i përgjithshëm  Kombeve të Bashkuara, z.  Ban Ki-Mun, kryetari i Maltës, znj. Mari Luiz Koleiro Preka, kryeministri i Republikës së Greqisë, z.  Aleksis Cipras, si dhe kryesuesi dhe Kryesia e Bosnjë e Hercegovinës, z.  Mladen Ivaniq.

Në sesionin deputetët nga vendet-anëtare do ta shqyrtojnë anulimin e akreditimeve të ratifikuara paraprakisht të Delegacionit të Federatës Ruse, funksionimin e institucioneve demokratike në Azerbajxhan, situatën në Hungari, ndërsa temë aktuale do të jetë nevoja për përgjigje të përbashkët evropiane të sfidave të migrimit. 

Gjithashtu, do të debatohet për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Ukrainë, përmirësimin e mbrojtjes së njerëzve që kumtojnë për vepra penale potenciale përmes thashethemeve, parandalimin e neoracizmit, si dhe evaluimin e Partneritetit për demokraci në lidhje me Kuvendin e Marokos. Ministri i punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, z.  Igor Crnadak do t'u drejtohet deputetëve në rolin e kryesuesit me Komitetin Ministror, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z.  Torbjorn Jaglland do t'u përgjigjet pyetjeve nga deputetët, sipas praktikës së re që u fut në sesionin e prillit të AP të KE. 

Sipas programit, nderi për të kryesuar me Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, në funksion të nënkryetarit, do t'i takojë shefit të delegacionit maqedonas, z.  Aleksandar Nikollski të mërkurën pas dite. Gjatë sesionit, në njërën prej mbledhjeve të Komisionit Monitorues do të zgjidhen edhe dy raportues të rinj për Republikën e Maqedonisë, që do ta vazhdojnë dialogun për ndjekje të përmbushjes së detyrimeve të cilat shteti ynë i ka ndërmarrë gjatë anëtarësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Gjatë sesionit të qershorit, Asambleja parlamentare do ta shënojë 60 vjetorin e çmimit Evropa.  Të krijuar nga ana e Asamblesë Parlamentare në vitin 1955, çmimi Evropa është mirënjohja më e lartë që mund t'i ndahet një qyteti evropian për aktivitetet e tij në promovimin e vlerave evropiane, si vëllazërim, organizim të ngjarjeve evropiane, këmbim të vizitave, etj.  Përbëhet nga statujëz, medalje, diplomë dhe bursa për vizita studimore të njerëzve të rinj nga komuna që e ka fituar çmimin. 

Click