Njoftimet

E premte, 9 tetor 2015

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FESTËS SHTETËRORE 11 TETORI 

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes popullore, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 11.10.2015 (e shtunë), do të vendosin lule të freskëta në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. 

- Delegacioni i Kuvendit në përbërje me: z. Dragan Danev, znj. Vlladanka Aviroviq dhe znj. Lidija Dimova, do të vendosin lule të freskëta në Shkup: 

» ora 10:00, varrezat e Butelit: 

  • Varrezat e partizanëve; 
  • Varri i kryetarit Boris Trajkovski; 
  • Varri i gjeneralit Mihajllo Apostollski; 
  • Varri i kryetarit Kiro Gligorov. 

» ora 11:00, Sheshi Makedonija, në përmendoren e Metodija Andonov - Çento; 

» ora 11:30, Parku "Grua Luftëtare", në përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë. 

- Delegacioni i Kuvendit, në përbërje me: znj. Ane Llashkoska, Zoran Ilioski dhe z.  Hari Llokvenec, në ora 08:00, në Prilep, do të vendosë lule të freskëta në: 

  • Kodërvarrin e të pamposhturve dhe në Alenë e heronjve kombëtarë;  
  • Përmendoren e Metodija Andonov-Çento; 
  • Përmendoren e Kuzman Josifovski-Pitu. 

- Delegacioni i Kuvendit, në përbërje me: z. Zoran Gjorgjievski, Ivan Stoilkoviq dhe z. Lubisha Nikoliq, në ora 11:00, do të vendosë lule të freskëta në Përmendoren-kosturnica në Kumanovë. 

Click