Aktivitetet

E enjte, 7 dhjetor 2017

Darkë pune për nder të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Talat Xhaferi, të titulluar “Përparimi i Maqedonisë në rrugën demokratike: Roli i Parlamentit“

Gjatë vizitës në Uashington, Instituti Nacional Demokratik, në bashkëpunim me partnerët që punojnë në Republikën e Maqedonisë, organizoi darkë për nder të kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi. 

Mikpritës i darkës ishte kryetari i Institutit Nacional Demokratik, z. Kenet Vollak, a ishin të pranishëm përfaqësues të lartë nga USAID, IRI, Fondacioni Nacional për Demokraci, IFES, Këshilli Atlantik, shtëpi konsultuese të cilat  punojnë në Republikën e Maqedonisë, si edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë, z. Poll Volers.  

Darka zhvillohej në atmosferë të sinqertë dhe miqësore dhe në të njëjtën u këmbyen mendime për më shumë çështje me interes të përbashkët.  

Click