Aktivitetet

E premte, 12 tetor 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË INTERPARLAMENTARE NË VJENË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Hari Llokvenec kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri; Ejup Alimi, koordinator i Grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Goran Milevski, bashkëkryesues me Komitetin e Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë - Bashkimi Evropian, mori pjesë në Konferencën Interparlamentare të organizuar nga ana e Komisionit për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së, që u mbajt nga 10 deri 12 tetor 2018 në Vjenë, Republika e Austrisë. 

Në Konferencën morën pjesë përfaqësues nga parlamentet nacionale, Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, ekspertë nga sfera e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, profesorë dhe media. 

U hap debat për çështje të rëndësishme dhe aktuale, si: siguria, migrimi, mbrojtja dhe kontrolli i kufijve të jashtme të BE-së, rezistenca kundër sanksioneve amerikane ndaj Iranit - me marrëveshje për denuklearizim të Iranit, perspektivat evropiane për Ballkanin Perëndimor, pozicionimi i Bashkimit Evropian në konfliktin e Sirisë, Evropa në kontekst global, mënyrat e përforcimit të mbrojtjes në BE etj. 

Në Konferencën fjalime mbajtën: Kryetari i Këshillit Nacional të Austrisë (Dhoma e lartë parlamentare), Vollfgang Sobotkazh; kryetari i Këshillit Federal të Austrisë (Dhoma e poshtme parlamentare), Inge Posh - Grushka; kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Komitetit Nacional për Mbrojtje të Këshillit Nacional, Andreas Shider dhe Rajnhard Eugen Bosh; si dhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Dejvid MekAlister. 

Në video-fjalimin e saj, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Federika Mogerini, theksoi se BE-ja vazhdimisht përparon drejt përforcimit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes të BE-së, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve. Në atë kontekst, ajo theksoi se BE-ja disponon me instrumente që mund t'u ndihmojnë evropianëve për të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre dhe të punojnë më shumë dhe në mënyrë më efikase. Gjithashtu, Mogerini informoi se janë vendosur edhe shtabe për planifikim dhe zbatim ushtarak në strukturat e brendshme ekzistuese ushtarake në shërbimet evropiane për politikë të jashtme, që do t'i komandojnë misionet joushtarake në BE. 

Në lidhje me sesionin kushtuar perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, fjalime mbajtën:  ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Karin Knajsëll; drejtori i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Evropë dhe Azinë Qendrore, Toms Majr-Harting; bashkëpunëtori i Qendrës për studime për studime politike evropiane, Allfdred fon Openhajm-Tereza Tegofer dhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Dejvid MekAlister. 

Pjesëmarrësit e Konferencës Interparlamentare kishin mundësi për të realizuar takime bilaterale me nënkryetarët e Parlamentit Evropian, kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme, përfaqësuesit e Këshillit Nacional dhe Federal të Republikës së Austrisë, kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Evropian me Parlamentet e vendeve me status kandidati, eurodeputetët, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përfaqësuesit nga Këshilli i BE-së etj. 

Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të shteteve anëtare të BE-së i përfshijnë çështjet që përfshijnë mbikëqyrje parlamentare të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së dhe sigurojnë platformë për konsultime ndërmjet parlamenteve nacionale, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian me kontribute nga ekspertë të jashtëm. 

Click