Aktivitetet

Е mërkurë, 10 korrik 2019

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI BNË EVENIMENTIN PROMOTIV PËR FILLIMIN SOLEMN TË PROJEKTIT "PROGRAMI PËR MBËSHTETJE PARLAMENTARE"

Të nderuar deputetë, 
Të nderuar përfaqësues të Qeverisë, 
E nderuar Sekretare e përgjithshme Ivanova,Shkëlqesi, 
Të nderuar nëpunës të Kuvendit, 
Të nderuara zonja dhe zotëri miq të Kuvendit, 

Më paraqet nder të madh që sot jeni të pranishëm këtu në këtë numër, në këtë eveniment solemn për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ambasadën e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Institutin Nacional Demokratik. 

Dua që të shpreh kënaqësinë time të madhe që sot do e shënojmë në mënyrë solemne bashkëpunimin e Kuvendit me Ambasadën zvicerane dhe me NDI-në dhe në mënyrë simbolike dhe interesante do të promovohet "Programi për mbështetjen parlamentare". 

Bashkëpunimi jonë është shumëvjeçar dhe konsiderueshëm produktiv. Kuvendi nënshkroi memorandum për mirëkuptim për vendosjen e bazës ligjore për zbatimin projektit "Programi për mbështetje parlamentare", me Zvicrën, të përfaqësuar nga ambasadorja e shtetit, ndërsa si implementues të projektit janë zgjedhur miqtë tanë shumëvjeçarë nga Instituti Nacional Demokratik. Në kontekst të kësaj që e thashë, mund të konstatoj se bashkëpunimi ynë me Institutin Nacional Demokratik është në nivel të lartë dhe gjatë gjithë periudhës jemi vërtetuar se bëhet fjalë për një ekip të përbërë prej profesionistëve të vërtetë të cilët e njohin së afërmi mënyrën  funksionimit të Kuvendit, përparësitë, mirëpo edhe dobësitë, potencialin e shfrytëzuar por edhe potencialin akoma të pashfrytëzuar. 

Dhjetë vite mund të duken si një periudhë tepër e gjatë në një jetë por, kur bëhet fjalë për ndryshime të vërteta dhe themelore në sistemin e punës të një institucioni siç është shtëpia jonë ligjvënëse, ato janë vetëm një copëz e vogël të një loje të madhe të bashkimit të pjesëve. 

Me fillimin e këtij bashkëpunimi, parashtruam para vetes qëllime të larta të cilat dëshirojmë ti realizojmë. Do i shfrytëzoj fjalët e gjeniut artistik, Pikaso - "Rruga e vetme kah suksesi është kur qëllimet i realizojmë nëpërmjet të një plani në të cilin besojmë fortë dhe sipas të cilit edhe veprojmë në mënyrë energjike," fund i citatit. Unë kisha shtuar se, kur në rrugën kah realizimi i këtyre qëllimeve i kemi edhe njerëzit e vërtetë afër nesh, nuk ekziston pengesë as sfidë e cila nuk mund të tejkalohet. Prandaj janë këtu miqtë tanë të dëshmuar nga NDI dhe Ambasada zvicerane.  

Siç e vëreni, përreth nesh gjenden instalime në të cilat janë shënuar qëllimet e bashkëpunimit tonë. Betoni mbi instalimet le të jetë simboli i stabilitet të institucionit. Sinqerisht, shpresoj se për 10 vite prej ditës së sotme, këto qëllime do të jenë shkallë veç më të kaluara të Kuvendit dhe të shërbimit, ndërsa për këtë personalisht dhe me gjithë kryesinë do të angazhohemi çdo ditë.  

Edhe një herë, më lejoni që t'Ju falënderoj që në ftesën tonë të përbashkët me ambasadoren e nderuar, Shkëlqesinë e Saj z-njën Tehada u përgjigjët pozitivisht dhe sot jeni këtu me ne në këtë numër.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click