Aktivitetet

E hënë, 26 gusht 2019

PJESËMARRJA E KRYETARIT XHAFERI NË TAKIMIN E PUNËS TË KËSHILLIT TË AMBASADORËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Nikolla Dimitrov, sot morri pjesë në Takimin e Punës me shefat e përfaqësive diplomatike - konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Në ambient konstruktiv, kryetari Xhaferi informoi për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit në plan ndërkombëtar, me vështrim mbi aktivitetet e delegacioneve të përhershme në organizata multilaterale, bashkëpunimin bilateral, aktivitetet në planin e eurointegrimeve dhe finalizimin e procesit të integrimit në NATO. Gjithashtu, theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe rëndësinë e qasjes së koordinuar ndërmjet institucioneve relevante në krijimin dhe zbatimin e politikës së jashtme në vend. Vështrim të veçantë dha mbi agjendën e vet ndërkombëtare si segment i rëndësishëm në aktivitetet e përgjithshme diplomatike, me theks mbi vizitat më të rëndësishme të realizuara, si dhe për vizitat që do të ndodhin në vend dhe jashtë vendit.  

Në Takimin e punës u këmbyen diskutime konstruktive me ambasadorët, në veçanti për vizitat e ardhshme në nivel bilateral, për aktivitet në lidhje me ratifikimet e tjera të Protokollit aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për aktivitetet e tjera në lidhje me marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian.  

U theksua rëndësia e koordinimit dhe harmonizimit të qëndrimeve në politikën e jashtme dhe u theksua nevoja për mbështetje të mëtutjeshme të ndërsjellë ndërmjet Kuvendit dhe Ministrisë, në drejtim të realizimit të suksesshëm të qëllimeve të përcaktuara në planin e jashtëm politik.

Click