Aktivitetet

E martë, 16 tetor 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me anëtarët e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL)

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi realizoi takim me delegacionin e Federatës për Paqe dhe Dashuri Botërore (FOWPAL), të paraprirë nga prof. D-r Shi Ho Hong.

Kryetari i Kuvendit, z. Xhaferi u uroi mysafirëve mirëseardhje dhe vizitë të suksesshme në Republikën e Maqedonisë. Ai i njoftoi mysafirët me kompetencat e Kuvendit, me aktivitetet rrjedhëse dhe debatin për ndryshimet kushtetuese të cilat burojnë nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Greqinë a në drejtim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE, që do të thotë jo vetëm siguri dhe prosperitet për vendin por edhe për rajonin. 

Kryetari i informoi mysafirët për bashkëpunimin aktiv të Kuvendit me shumë organizata botërore të paqes, dhe në këtë drejtim e potencoi edhe mbajtjes e Ceremonisë për ndarjen e Medaljes për paqe të Forumit Ballkanik për Paqe që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 24 tetor të vitit 2018.

Mysafirët shprehën falënderim për takimin dhe ia uruan kryetarit Xhaferi titullin Ambasador i paqes që e pranoi në Prishtinë nga Forumi Ballkanik i Paqes. D-r Hong theksoi se është gjithmonë kënaqësi të dëgjohet se institucionet, si themel i çdo shteti, punojnë në mënyrë aktive dhe kontribuojnë për mirëmbajtjen dhe përhapjen e paqes. Në plotësim, z. Hong e njoftoi kryetarin me aktivitetet e Federatës që është formuar në vitin 2000 në Kaliforni dhe nënvizoi se këmbimi kulturor dhe arsimi, si edhe fjala e mirë dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet njerëzve janë metodat më të mira për përhapjen e dashurisë dhe paqes në botë, a me këtë edhe rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies të popujve. 

Në fund të takimit, Federata për Paqe dhe Dashuri (FOWPAL) i dhuroi kryetarit Certifikatë për paqe dhe çelës të FOWPAL. 

Click