Aktivitetet

E hënë, 17 dhjetor 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME EURODEPUTETIN KULOGLLU DHE FITUESEN E ÇMIMIT NOBËL PËR PAQE PËR VITIN 2015, BUSHAMAUI 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me eurodeputetin Steljos Kulogllu dhe fituesen e çmimit Nobël për paqe për vitin 2015, z - njën Videt Bushamaui. Në takim ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit FON dhe ambasador i mëparshëm i Republikës së Maqedonisë, PROF. D-R Nano Ruzhin.  

Kryetari Xhaferi e përshëndeti arsyen dhe qëllimin e vizitës së tyre, që realizohet në momentin e vërtetë kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë në rrjedhë aktivitetet e rrumbullakimit të proceseve të filluara për integrimin euroatlantik të vendit dhe ato janë - nominimi i kryeministrave Zaev dhe Cipras për çmimin Nobël për paqe. Ai theksoi se edhe përskaj marrëdhënieve të shkëlqyera ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh faktin se Republika e Greqisë është investuesi i katërt sipas vëllimit në Republikën e Maqedonisë, megjithatë çështjet e hapura politike janë reflektuar në mënyrë negative mbi marrëdhëniet bilaterale politike deri tani dhe kjo vetëm ka dëshmuar se çështjet e hapura, në rast se lihen të pazgjidhura një periudhë më të gjatë, gjenerojnë pengesa.

Në vazhdim, kryetari i Kuvendit i informoi të pranishmit për proceset reformuese të Planit 18 dhe për pakon e ardhshme të ligjeve për nxjerrje në fushën e gjyqësisë, sektorit të sigurisë dhe administratës, si pjesë e parakushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në fund, ai shprehu shpresë se pas realizimit të procedurave të duhura në të dyja parlamentet, përsëri do të ketë takim me kolegun e tij Vucis, për ta konkretizuar bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, dhe se hapat e këtilla do të kontribuojnë për paqe dhe stabilitet të gjithë rajonit dhe do të shërbejnë si shembull sidomos në kontekst të ngjarjeve aktuale në rajon. 

Bushamaui shprehu mbështetje për paqen, stabilitetin dhe sigurinë dhe i lavdëroi përpjekjet e të dyja palëve për evitimin e konflikteve dhe për gjetjen e zgjidhjes së qetë për çështjet e hapura, duke treguar në këtë mënyrë se problemet mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Ajo e theksoi rëndësinë që të dy parlamentet ti përfundojnë aktivitetet e filluara, për arsye se ky është model lartë i çmuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe i njëjti duhet të shërbejë si leksion frymëzues për gjithë rajonin.  

Eurodeputeti Steljos Kulogllu e përsëriti mbështetjen e të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën theksoi se nevojitej guxim politik, edhe përskaj bllokimeve në të dyja shtetet nga parti të caktuara politike. Në lidhje me ratifikimin nga ana e parlamentit grek, ai theksoi se procedura do të përfundohet në afat prej disa ditësh, menjëherë pas përfundimit të procedurës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me çka do të mund të ç'bllokohen proceset e integrimit euroatlantik të vendit. 


Click