Aktivitetet

E premte, 9 shkurt 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z-NJËN XHOANA MEJKOK, SEKRETAR GJENERAL NË LOBIN EVROPIAN TË GRAVE 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me Sekretarin gjeneral të Lobit Evropian të Grave, z-njën Xhoana Mejkok. 

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje zonjës Mejkok dhe shprehu kënaqësi për realizimin e takimit. Ai theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është gjithëpërfshirës dhe i hapur dhe në drejtim të përparimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të barabartë ka nxjerrë ligj sipas të cilit 40% të numrit të përgjithshëm të deputetëve duhet të jenë të gjinisë femërore, respektivisht deputete. Si rezultat i kësaj, në 10 vitet e fundit është vërejtur rritje e numrit të përfaqësimit të deputeteve dhe të njëjtat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër trupat punues të Kuvendit. 

Sekretari gjeneral i Lobit Evropian të Grave, z-nja Xhoana Mejkok, e përshëndeti angazhimin dhe përparimin e Kuvendit në fushën e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të barabartë dhe në vazhdim i prezantoi qëllimet e Lobit Evropian të Grave. Ajo theksoi se qëllimet kryesore janë përforcimi i kapaciteteve të deputeteve, përparimi i barazisë gjinore dhe Klubi i Deputeteve. Sa i takon paraprakes, zonja Mejkok theksoi se nevojitet të punohet në fushën e barazisë gjinore, me ç'rast u pajtua se vendosja e kuotës për rritjen e përfaqësimit të deputeteve në Kuvendin  e Republikës së Maqedonisë është shembull pozitiv të cilin mund ta ndjekin edhe vende tjera. 

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi theksoi se përparësi në këtë drejtim është edhe formimi i Klubit të Deputeteve, si edhe emërimi i gruas, gjegjësisht zonjës Cvetanka Ivanova në funksionin e Sekretarit gjeneral të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se ka nevojë të intensifikohet bashkëpunimi dhe ndarja e përvojave ndërmjet Klubit të Deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Klubit të Deputeteve në Parlamentin Evropian, me qëllim që të sigurohet përfaqësim i barabartë i gjinive në të gjitha institucionet. 

Click