Aktivitetet

E martë, 18 dhjetor 2018 

Takim i z. Talat  Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me z. Xheorxhe Çiamba, ministër i deleguar për Çështje Evropiane në Qeverinë e Rumanisë

Kryetari i Kuvend tët Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Xheorxhe Çiamba, ministër i deleguar për Çështje Evropiane në Qeverinë e Rumanisë, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me rastin e ndërmarrjes së kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian prej në janar të vitit të ardhshëm.

Kryetari im Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Xhaferi, në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë, që karakterizohen me shkallë të lartë të miqësisë me dialog politik konstruktiv dhe të hapur, bazuar mbi marrëdhënie partnere dhe respekt të ndërsjellë. Ai theksoi se ky takim paraqet nxitje për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy vendeve miqësore në të gjitha nivelet parlamentare, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve (për çka veç më janë dërguar ftesa te kolegët rumun), ashtu edhe ndërmjet Grupeve për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve. 

Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në planin multilateral në vazhdimësi avancohen dhe pasurohen, me ç'rast çmohet lartë angazhimi dhe përkushtimi i Rumanisë për anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, e informoi bashkëbiseduesin për procesin aktual të ndryshimeve kushtetuese si finalizim i implementimit të Marrëveshjes së Prespës. 

Ministri Çiamba e përshëndeti punën e suksesshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procesin e përgjithshëm lidhur me Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë si segment kryesor në qëllimin më të gjerë - Republika e Maqedonisë si vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Informoi për përgatitjet e Rumanisë për ndërmarrjen e kryesimit me Këshillit të Bashkimit Evropian prej në janar të vitit 2019, duke theksuar me këtë rast se zgjerimi i BE edhe më tutje mbetet në agjendën e kryesimit rumun. Janë planifikuar numër i madh i konferencave, forumeve ndërkombëtare dhe evenimenteve tjera shoqëruese, me ç'rast do të kushtohet vëmendje edhe ndaj dimensionit parlamentar, a për nxitjen e vizionit të gjeneratës së re do të organizohet konferencë pajtuese e cila duhet të japë shembull për shtetet e Ballkanit Perëndimor sipas procesit pajtues gjermano - francez. Zotëri Çiamba drejtoi ftesë të hapur për pjesëmarrje në të gjitha evenimentet parlamentare, të cilat së bashku me të gjitha aktivitetet tjera e përbëjnë kryesimin rumun me Këshillin e Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu informoi për atë se ka një deputet në parlamentin rumun me prejardhje maqedonase, ndërsa institucionet më të larta shtetërore në Rumani para do kohe kanë marrë vendim që 8 dhjetori të shënohet në mënyrë të përshtatshme si Dita e gjuhës maqedonase në Rumani. 

Të dy bashkëbiseduesit ndanë qëndrime pozitive për Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mediumeve, të rinjve dhe sportit, e cila është nënshkruar ndërmjet dy qeverive në vitin 2013, dhe tani më është ratifikuar në Parlamentin e Rumanisë, me ç'rast kryetari Xhaferi shprehu angazhimin e tij për ratifikimin e shpejtë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.     

Click