Aktivitete

E enjte, 9 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferit me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Srgjan Darmanoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Srgjan Darmanoviq, i cili qëndron në vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, z-nja Liljana Kuzmanovska, kryetare dhe z. Bllagojçe Trpeski, z-nja Mirsada Emini Asani dhe z.Afrim Gashi, anëtarë. 

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për mundësinë për takim me z. Darmanoviq, si përfaqësues i lartë i një vendi nga fqinjësia me të cilin nuk kemi çështje të hapura dhe me të cilën na lidhin miqësi dhe lidhje politike, ekonomike dhe kulturore tradicionalisht të mira dhe kemi prioritete politike të jashtme të njëjta. Ai theksoi se mbetet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për bashkëpunim ekonomik më intensiv, për çka nevojitet të plotësohet korniza marrëveshëse juriste ndërmjet dy shteteve. Duke e përshëndetur anëtarësinë e Malit të Zi në NATO dhe përparimin në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se së shpejti edhe Republika e Maqedonisë do e arrijë pikën kryesore në rrugëtimin e vet - anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Ai informoi se prioriteti ynë është ta përforcojmë komunikimin me fqinjët tanë, nëpërmjet dialogut të hapur dhe ti zgjidhim problemet rrjedhëse dhe të ndërtojmë ura të bashkëpunimit, të bazuara mbi besimin dhe respektimin e ndërsjellë. Gjithashtu, i informoi mysafirët për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat, sipas vlerësimeve të mbikëqyrësve ndërkombëtarë, u zbatuan në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ministri Darmanoviq theksoi se Republikën e Maqedonisë tash më e sheh si anëtare të ardhshme të aleancës së NATO-s dhe shprehu bindje se vendi së shpejti do i hapë edhe negociatat me BE-në. Ai e nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të kulturës a shprehu edhe shpresë se me vendosjen e linjës ajrore Shkup - Podgoricë - Sarajevë, do të hapen mundësi për përparimin e bashkëpunimit turistik. Sipas ministrit Darmanoviq, formimi i komisionit ekonomik të përzier do të japë impuls plotësues për një  bashkëpunim ekonomik më intensiv. Ai foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si element kryesor për stabilizimin e rajonit. Në raport me aderimin në Bashkimin Evropian, z. Darmanoviq theksoi se Mali i Zi angazhohet për të ash.q. parim të regatës, sipas të cilit, vendet bëhen anëtare të Unionit atëherë kur do të arrijnë rezultate. 

Gjatë takimit, u potencua se edhe minoritetet në të dy shtetet janë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrëdhëniet e ndërsjella dhe janë ura e ndërlidhjes dhe e miqësisë. 

 
a

Na ndiqni në: