Aktivitetet

E enjte, 28 dhjetor 2017

Takimi joformal i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e medieve

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, kishte takim joformal me përfaqësuesit e mediumeve. 

Takimi zhvillohej në atmosferë të këndshëm dhe të sinqertë ndërsa gazetarët kishin mundësi për parashtrimin e drejtpërdrejtë të pyetjeve ndaj kryetarit Xhaferi. 

Pas përfundimit të takimit, kryetari i Kuvendit dha edhe deklaratë për mediumet. Në pyetjen për pritjet në të ardhmen, kryetari Xhaferi tha: "Pres që të tejkalohen tronditjet në partitë politike në vitin 2018 dhe Kuvendi të jetë në përbërje të plotë, me pjesëmarrje të opozitës dhe të të gjitha partive politike, duke i pasur parasysh deklaratat e tyre të mëparshme se do të jenë të pranishëm, veçanërisht për ligjet reformuese, në kontekst të pritjeve nga Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë." 

Click