Aktivitetet

E enjte, 11 tetor 2018

U DORËZUA ÇMIMI SHTETËROR "11 TETORI" 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Bordi për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori" e ndau çmimin "11 Tetori" për vitin 2018. 

Çmimin për vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit e fituan: Prof. dr. Dragi Mihajllovski, përkthyes dhe shkrimtar; Risto Llazarov, shkrimtar dhe gazetar dhe aktori Petre Arsovski. 

Çmimi për vepër jetësore në sferën e shëndetësisë iu nda prof. dr. Aleksandar Stavridis, kirurg-urolog. 

Vendimin e solli Bordi për ndarje të çmimit "11 Tetori", i cili është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore. Fituesve të çmimit "11 Tetori" ua ndau kryetari i Bordit Dragi Gjorgjiev. 

"Veprat e fituesve të kësaj mirënjohjeje të lartë tregojnë dhe vërtetojnë se shoqëria maqedonase ka kapacitet personal, institucional dhe civilizues dhe vizion për ta ndërtuar ardhmërinë e vet, duke i njohur cilësitë e vërteta. Sot kemi nderin ta vërtetojmë dhe ta shpërblejmë kreativitetin, origjinalitetin dhe ngulmimin e katër mendimtarëve, përkushtimi dhe rezultatet profesionale të të cilave e forcojnë progresin tonë, harmoninë shoqërore dhe vlerat civilizuese", theksoi Gjorgjiev. 

Në emër të fituesve të çmimit vjetor "11 Tetori", mbajti fjalim Risto Llazarov, i cili tha se mirënjohjen e lartë e kupton si ndjekje të hapave të lavdishme të etërve të mëdhenj të shoqërisë bashkëkohore maqedonase, ato të cilët e përshkuan rrugën e errësirës dhe na nxorën në dritë, ato të cilët nga sprovat bënin zgjidhje. 

Çmimi shtetëror "11 Tetori" është çmim i cili tradicionalisht ndahet në Ditën e Kryengritjes së Republikës së Maqedonisë. Me të jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtaritë tjera me interes publik.  

Click