Aktivitetet

E mërkurë, 26 qershor 2019

U PREZANTUA RAPORTI NGA VETËVLERËSIMI I SENSITIVITETIT GJINOR TË KUVENDIT

Në kuadër të programit të Misionit të OSBE-së në Shkup për mbështetjen e reformave demokratike dhe përforcimin institucional të Kuvendit, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dje mbajti takim pune në të cilin u prezantua Raporti nga vetëvlerësimi i sensitivitetit gjinor të Kuvendit. 

Në mbledhjen fjalime përshëndetëse kishin: Frosina Tashevska-Remenski, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta e Femrave dhe Meshkujve; ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Deputetët dhe deputetet, përfaqësuesit e Shërbimit dhe sektori civil diskutuan për rezultatet, konstatimet dhe rekomandimet nga vetëvlerësimi i sensitivitetit gjinor të Kuvendit. 

Pjesëmarrja e fermave në jetën publike dhe politike, ndikimi i tyre në punën e dhomës legjislative, Shërbimi i balancuar gjinor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe legjislacioni sensitiv gjinor dhe mbikëqyrja e barazisë gjinore ishin sfera të përfshirë me vetëvlerësimin për të cilat u debatua. 

Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e punës ishin njëzëri se u arrit progres i caktuar dhe se Kuvendi duhet të vazhdojë të punojë në krijimin e një Kuvendi me sensitivitet gjinor i cili do të jetë institucion modern që do t’i pasqyrojë nevojat për barazi në jetesën moderne. 

Click