Aktivitetet

E enjte, 21 dhjetor 2017

Vizitë e kryetarit Xhaferi në komunën e Pustecit

Në suazat e vizitës zyrtare të delegacionit të paraprirë nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Republikën e Shqipërisë, u realizua takim në komunën e Pustecit.

Kryetari Talat Xhaferi u mirëprit nga ana e nënkryetarit të komunës, z. Andon Jani, kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë, z-nja Ana Verushi dhe këshilltarët e komunës së Pustecit.

Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë e vizitimit të komunës së Pustecit dhe njëkohësisht e theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit tejkufitar si resurs potencial për zhvillim infrastrukturor, ekonomik dhe turistik. Gjithashtu, kryetari Xhaferi theksoi se bashkësitë etnike janë urë e ndërlidhjes ndërmjet dy shteteve dhe ato kontribuojnë në marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit u përmendën përpjekjet pozitive të të dy shteteve në drejtim të krijimit të klimës pozitive për bashkëpunim të thelluar në fushat me interes kyç për të dy vendet. Shembull pozitiv është mbajtja e paradokohshme e seancës së përbashkët mes Qeverive të dy vendeve, si edhe intensifikimi i vizitave të ndërsjella në nivelin e lartë.

Në fund të takimit, u potencua se komuna e Pustecit është pjesë e Parkut Nacional të Prespës, i cili bashkë me rajonin përreth është margaritar natyror dhe pasuri me potencial turistik madhështor, i cili duhet të mbrohet, të ruhet dhe promovohet nga të tre vendet fqinje, respektivisht Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe deklaratë për mediumet. 

Click