Bashkëpunimi bilateral jep rezultate të mira ...

E enjte, 20 qershor 2019

Bashkëpunimi bilateral jep rezultate të mira 

Përveç vërtetimit për marrëdhëniet e mira bilaterale, vizita sipas z.Xhaferi mundësoi vizitë në Shangai dhe njoftim nga afër me zhvillimin e tij në një qendër financiare botërore dhe një nga motorët e ekonomisë kineze, ndërsa gjatë bisedës, si edhe me të gjithë përfaqësuesit tjerë shtetërorë më parë, u përqendruan në të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. 
Lexo më shumë

Xhaferi në Kinë: Theks mbi bashkëpunimin eko...

E mërkurë, 19 qershor 2019

Xhaferi në Kinë: Theks mbi bashkëpunimin ekonomik

Në takimin me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Konferencës Konsultative Politike Popullore, z. Xhang Qingli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi i cili e paraprin delegacionin e Kuvendit në vizitë oficiale të Republikës Popullore të Kinës theksoi se vizita e vitit të kaluar e z. Xhang në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kjo vizitë kthyese e tregojnë interesin e përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit. 

Lexo më shumë

VIZITA ZYRTARE KONTRIBUT I FUQISHËM NË PROMOVIMIN...

E martë, 18 qershor 2019 

VIZITA ZYRTARE KONTRIBUT I FUQISHËM NË PROMOVIMIN E MARRËDHËNIEVE, VLERËSOI LI XHANSHU 

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari Xhaferi, i shoqëruar nga nënkryetari Goran Misovski, koordinatorët e LSDM-së Jovan Mitreski, të BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, në Pekin u takuan me Kryetarin e Kuvendit Popullor të  Kinës. Li Xhanshu. 

Lexo më shumë

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Junhu, kryetar i Komitetit t&...

E hënë, 17 qershor 2019

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Junhu, kryetar i Komitetit të Shangait të Këshillit konsultativ politik të popullit kinez 

Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit reciprok, ndërsa faktin që vizitën zyrtare në RP të Kinës e fillon në Shangai, e vlerësoi si inkurajim evident për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës. 
Lexo më shumë

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me delegacionin nga Bundesta...

E enjte, 13 qershor 2019

Takim pune i Kryetarit Xhaferi me delegacionin nga Bundestagu gjerman

Kryetari në fillim të takimit u uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim të sinqertë ndaj Bundestagut për ratifikimin e Protokollit aderues për vendin tonë për anëtarësim në NATO dhe i informoi deputetët e nderuar se deri tani, 17 vende e kanë ratifikuar Protokollin aderues.
Lexo më shumë

Ratifikimi i Protokollit për NATO në Parlamentin ...

E mërkurë, 12 qershor 2019

Ratifikimi i Protokollit për NATO në Parlamentin estonez

Dita e sotme u kurorëzua me një lajm të bukur, respektivisht, Parlamenti i Republikës së Estonisë  e ratifikoi Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe me këtë bëhet vendi i shtatëmbëdhjetë anëtar i NATO-s që ia jep besimin vendit tonë. 

Me këtë gjest domethënës, Republika e Estonisë radhitet në vargun e vendeve anëtare të NATO-s të cilat kontribuojnë në realizimin e përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, dhe për këtë jemi mirënjohës pafund. 

Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi, me Jeronim Bazo, drejtorin e RAK...

E mërkurë, 12 qershor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi, me Jeronim Bazo, drejtorin e RAKVIAK - ut, Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë

Kryetari Xhaferi, u zotua për thellimin e bashkëpunimit të vendosur me Qendrën Rajonale për Kontrollin dhe Verifikimin e Armatimit dhe ndihmën në implementimin.
Lexo më shumë

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Qeverisë s&#2...

E martë, 11 qershor 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish 

Kjo vizitë, tha Xhaferi, paraqet mundësi të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të vendosur dhe për realizimin e projekteve konkrete, siç është për shembull bashkëpunimi policor i cili tregon rezultate të shkëlqyera.
Lexo më shumë

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ceremoninë solemne...

E shtunë, 8 qershor 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së parë të absolventëve të Universitetit Nënën Tereza 

Studentë të nderuar, sot kam një porosi për të gjithë ju që largoheni nga ky tempull i diturisë si arkitektë, si ndërtimtarë, si të diplomuar në Informatikë, në Teknikë, Teknologji dhe Shkenca Sociale:“Hapni krahët, kokën lartë, zemrën plotë dhe fluturoni, hapni shtigje të reja të zbulimit të kësaj bote aq intriguese dhe aq sfiduese dhe mos lejoni që udhëtimi juaj të mbetet vetëm me kaq.
Lexo më shumë

FJALIME PËRSHËNDETËSE NË PARLAMENTIN ZV...

E enjte, 6 qershor 2019

FJALIME PËRSHËNDETËSE NË PARLAMENTIN ZVICERAN PËR NDER TË DELEGACIONIT NGA KUVENDI I REPULIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjatë vizitës oficiale dyditore në Konfederatën Zvicerane nga ana e delegacionit të Kuvendit të paraprirë nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për nder të Kryetarit Xhaferi dhe të delegacionit, kryetarët e Këshillit Nacional dhe Shtetëror mbajtën fjalime përshëndetëse në kuadër të seancës plenare në Parlamentin zviceran.

Lexo më shumë
1...171819...84                                                                                     
Click