Njoftimet

E martë, 6 shkurt 2018

Delegacioni i Kuvendit në Strasburg

Në pajtim me nenin 114 të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe sipas Rregullores së Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, prej 6 deri më 8 shkurt 2018 në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës do të mbahet Mbledhja e 14-t e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian - Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim.   

Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitet do ta përfaqësojnë gjashtë deputetë: Goran Milevski, Antonijo Milloshoski, Betiane Kitev, Ejup Alimi, Rexhep Memedi dhe Zhaklina Llazarevska. 

Në kornizat e mbledhjes, anëtarët e Komitetit të Përzier nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Parlamenti Evropian do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë me z. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë. 

Sipas rendit të ditës, në mbledhjen e Komitetit të Përzier Parlamentar, deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë mendime edhe për zbatimin e „Planit 3-6-9“, rekomandimet e grupit të lartë të ekspertëve për çështjet sistematike nga sundimi i së drejtës, me theks në reformat në gjyqësi, reformat zgjedhore, reformat në punën e Kuvendit, reformat në medie, reformat në administratën publike, bashkëpunimin me shoqërinë civile, pastaj marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve dhe Procesin e Berlinit dhe aktivitetet plotësuese pas samitit në Tërst. 

Click